Merkato

Shkurt/ Ramsey gjithnjë e më larg Juves, Barça interesohet për Gosens

A ardhmja e Dzekos vendoset brenda qershorit
Tek Roma vazhdon të mbetet e hapur çështja e së ardhmes së Edin Dzeko. Futbollisti ka shprehur dëshirën për të qenë nën urdhrat e Mourinhos, i cili nga ana e tij do të ishte i lumtur të mbante në skuadër një futbollist si boshnjaku, pavarësisht 35 viteve që mban në shpinë sulmuesi. Sipas mediave italiane, gjatë javës është programuar një takim mes menaxherit të futbollistit dhe drejtorit sportiv, Tiago Pinto për të kuptuar më mirë qëllimet e shoqërisë në drejtim të lojtarit. Ndër mundësit që palët mund të shqyrtojnë është edhe zgjidhja me konsensus e marrëveshjes, në një rast të tillë Juventusi, Milani dhe Fenerbahche do të bënin maksimumin për të rrëmbyer lojtarin.

Ramsey gjithmonë e më larg Juves, e kërkojnë disa klube angleze
Vazhdon të mbetet në dyshim e ardhmja e Aaron Ramsey te Juventusi. Mesfushori, pavarësisht se po bën një paraqitje të mire me Uellsin në Euro 2020, me shumë mundësi do ta mbyllë aventurën e tij te bardhezinjtë, skuadër ku u transferua në 2019 nga Arsenali. Drejtuesit e “zonjës së vjetër” kanë vendosur ta nxjerrin në shitje futbollistin pasi kanë nevojë për para kesh për të rregulluar disi bilancet. Për kartonin e Ramsey interesohen ekipe si Cristal Palace e West Ham, por së fundmi në garë për shërbimet e uellsianit është futur edhe Barcelona. Pavarësisht klubeve që kanë shfaqur interes, pengesë për largimin e futbollistit mund të bëhet paga e lojtarit, i cili te italianët përfiton 7 milionë Euro në sezon.

Gosens lider edhe te Gjermania, zgjon interesin e Barcelonës
Pas një sezoni shumë të mire në radhët e Atalantës, Robin Gosens ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane dhe me paraqitjen e tij me kombëtaren gjermane në Euro 2020. Sipas mediave italiane, Barcelona po e vëzhgon me shumë interes 26-vjeçarin, i cili do të ishte një përforcim ideal për repartin e prapavijë së klubit katalanas. Drejtuesit e blaugranave kanë nisur kontaktet e para me klubin nga Bergamo për të kuptuar më mire situatën e krijuar rreth të ardhmes së mbrojtësit. Atalanta kërkon të përfitojë në maksimum në rast të shitjes së lojtarit dhe për këtë arsye nuk ka aspak ndërmend të pranojë ulje për kartonin e Gosens, që e vlerëson 35 milionë Euro.

Bayern Mynih synon afrimin e Dumfries, gati t’i paguajë klauzolën
Bayern Munich kërkon t’i dhurojë trajnerit Julian Nagelsmann një mbrojtës të djathtë për skemën e tij të lojës 3-4-3. Kampionët e Gjermanisë kanë piketuar yllin e Holandës, Denzel Dumfries, që po shkëlqen me tulipanët në kampionatin Europian. Bavarezët janë gati të paguajnë klauzolën e lojtarit që kap vlerën e 15 milionë Euro dhe PSV Eindhoven që zotëron kartonin e futbollistit nuk ka aspak ndërmend të ulë pretendimet për lojtarin, i cili ndiqet me interes dhe nga Interit, por sipas mediave pavarësisht shumës së kërkuar nga holandezët, klubi gjerman po përparon në bisedimet për blerjen e Dumfries.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency