Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt/ Reali gati të rikthejë një mbrojtës, gjysma e Europës pas talentit të Salzburg

Rooney kërkon ish kapitenin e Arsenalit
Jack Wilshere vetëm 28 vjeç, vijon të jetë pa skuadër. Mesfushori anglez i cili nuk diskutohet për vlerat sportive, por për shkak të dëmtimeve të shpeshta, deklaroi se është gati për një aventurë të re në janar madje tha edhe emrin e ekipit. Derby County që drejtohet nga Rooney sipas lojtarit e ka kërkuar në verë, por e refuzoi ndërsa tani është gati të nisë një aventurë të re me ta në përpjekjet për t’u rikthyer në fushë si lojtar profesionist. Wilshere është parë duke u stërvitur me Comon dhe Arsenalin këto muaj derisa të gjejë zyrtarisht edhe ekipin e tij të ri.

Reali aktivizon klauzolën e riblerjes për një futbollist
Sergio Reguilon ka treguar se mund të luajë në nivele të larta dhe e ardhmja e tij do të jetë sërish te Real Madrid. Mbrojtësi spanjoll u konfirmua këto dy sezone te Tottenham që e bleu 2 vite më parë nga Real Madrid dhe Ancelotti tani e kërkon mbrapsht 24-vjeçarin. Në fakt Regulion ka një klauzolë riblerjeje nga Real Madrid që duhet ta aktivizojë deri në fund të sezonit aktual. Sipas marrëveshjeve mes klubeve, Reali, që e shiti 25 mln Euro te Tottenham, mund të marrë tani 35 deri në 40 mln Euro.

Luis Alberto “luftë” me Sarrin, pritet largimi në janar
Luis Alberto ka një raport të tendosur me Maurizio Sarrin te Lazio. Siç mësohet, trajneri preferon Milinkoviç-saviç ne vend të tij dhe spanjolli tani po mendon të largohet ndoshta që në Janar. Gara për të është e madhe pasi u pëlqen skuadrave të mëdha në Spanjë, Itali dhe Angli. Për momentin, Lazio nuk e shikon të arsyeshme të privohet nga lojtari, por përballë një oferte 35-40 mln Euro mund të tundohet në merkaton e dimrit.

Gjysma e Europës në garë për talentin e Salzburg
Karim Adeyemi është vetëm 19 vjeç dhe po mahnit të gjithë me talentin e tij. Sulmuesi gjerman në 17 ndeshje me Salzburgun ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë shumë asiste dhe për të tani radha e pretendentëve është e gjatë. Sulmuesi që ka qenë edhe në akademinë e Bayernit, ka një kontratë deri në 2024 dhe vlerësohet 20 mln Euro nga drejtuesit e klubit austriak. Janë Liverpool, Bayern Munchen, Atl. Madrid, Real Madrid, praktikisht elita e klubeve europiane që duan ta blejnë talentin 19-vjeçar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...