Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt/ Rodriguez drejt Katarit, “Djajtë e Kuq” duan qëndrimin e Lingardit

Mediet kolumbiane sigurojnë se James Rodríguez është afër largimit nga Evertoni. Mesfushori 30-vjeçar ishte në Dubai, por tashmë ka udhëtuar drejt Katarit për të negociuar me një klub të këtij vendi. Drejtuesit e Evertonit mësohet se kanë dhënë miratimin e tyre, duke i premtuar lojtarit se mund të largohet si lojtar i lirë. Kolumbiani ka mundur të aktivizohet në vetëm 23 ndeshje me “Tofees” në Premier League, duke shënuar 6 gola.

Manchester United ka në plan ta mbajë Jesse Lingardin.  Sipas medieve angleze, drejtuesit e “Djajve të Kuq” janë në “kontakte të drejtpërdrejta” me babanë e lojtarit për të provuar arritjen e një marrëveshjeje. Oferta e parë që iu bë sulmuesit u refuzua, por drejtuesit e klubit do të tentojnë t’ia mbushim mendjen me një ofertë të re.

Duke parë interesimin “kërcënues” nga klubet e tjera në drejtim të Denis Zakarias, drejtori sportiv i Borussia Moenchengladbachut, Eberl, deklaroi se dëshira e klubit është që lojtari të mos largohet gjatë merkatos së verës, por të vazhdojë të jetë pjesë e klubit edhe për të ardhmen. Eberl deklaroi se “mesfushori e di mirë se sa i rëndësishëm është për ne dhe se ne po bëjmë maksimumin që të qëndrojë, pasi kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për të dyja palët.

Drejtuesit e Liverpoolit së bashku me trajnerin  Jurgen Klopp kanë nisur nga puna për të “blinduar” mesfushën. Gjatë merkatos së verës për shkak dhe të pandemisë që shkaktoi vështirësi financiare për të gjitha klubet, “The Reds” nuk bënë goditje të mëdha. Gjithsesi nevoja për të përforcuar ekipin ka bërë që drejtuesit të bëjnë një sforcim dhe të të hidhen në merkato gjatë muajit janar. Në krye të listës së trajnerit gjerman janë Jude Bellingham i Borussias së Dortmundit dhe Yves Bissouma i Brightonit, të cilët drejtuesit e Liverpool do të synojnë t’i afrojnë gjatë merkatos së dimrit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...