Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt/Roma s’heq dorë nga Nzonzi, Sturaro i Sportingut, Torino do Zazan

  • Roma mbetet e vetme në “luftën” për t’i rrëmbyer Steven Nzonzi, Sevillas, pasi me mbylljen e merkatos në Angli, “kërcënimi” që vinte nga Arsenali, që ishte në garë për futbollistin, u shua. Tashmë verdhekuqtë i kanë të gjitha mundësitë të bisedojnë qetësisht me drejtuesit e klubit spanjoll. Drejtori sportiv i italianëve, Monchi, ndodhet në Spanjë dhe me shumë mundësi do të nisë menjëherë trataivën për ta transferuar francezin në Trigoria para përfundimit të merkatos.
  • Torino vazhdon punën për të siguruar dy përforcime për sezonin e ri. Dy objektivët kryesor të klubit “granata” janë mbrojtësi i Romës, Juan Jesus dhe sulmuesi i Valencias, Simone Zaza. Sipas mediave italiane, braziliani i verdhekuqve është gati të dëgjojë ofertën e presidentit Cairo. Sa i takon sulmuesit Zaza, i cili do të largohet nga spanjollët, 27-vjeçari është gati t’i bashkohet ekipit të drejtuar nga Mazzarri, por më parë “granatat” duhet të shesin një lojtar dhe me shumë mundësi i sakrifikuari do të jetë Ljajic.
  • I nxjerrë në merkato nga Juventusi, Stefano Sturaro gjen një sistemim të ri. Pasi iu dogj mundësia e transferimit në Premier League tek Watford, për shkak të mbylljes së merkatos në Angli, 25-vjeçari kaloi në kampoinatin Portugez. Bisedimet mes bardhezinjve dhe drejtuesve të Sportingut u mbyllën me suksesë, me mbrojtësin që u huazua tek ekipi i  drejtuar nga Jose Peseiro.
  • Dy emra të rinj për portën e Napolit. Mediat italiane raportojnë se të kaltërit kanë hedhur sytë nga Simon Mignolet, kartoni i të cilit zotërohet nga Liverpooli, si dhe nga holandezi i Tottenham, Michel Vorm. Drejtuesit e klubit italian do të nisin së shpejti bisedimet me klubet angleze, pasi njëri mes Mignolet dhe Vorm duhet t’i bashkohet Meret e Karnezis për të kompletuar kështu katërkëndëshin e portës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...