Merkato

Shkurt/ Sokratis pranë Liverpoolit, Cagliari përforcohet me Asamoah

Viti 2021 nuk është aspak pozitiv për Liverpoolin, që u eliminua nga FA Cup, ndërsa në Premier League nuk fiton që nga dhjetori i kaluar. Duket se problemet më të mëdha janë në mbrojtje nga mungesa e gjatë e Van Dijk dhe Gomez, ndaj dhe për drejtuesit ka lindur ideja e afrimit të Sokratis Papasthopoulos. 32-vjeçari u lirua nga kontrata që e lidhte me Arsenalin dhe mund të firmosë me çdo skuadër, ndërkohë që bisedimet me drejtuesit e Liverpoolit vijojnë për të arritur në një marrëveshje.

Cagliari po përjeton një moment të vështirë, teksa “po noton në ujëra të trazuara” pranë fundit të tabelës. Drejtuesit po bëjnë të pamundurën për të përforcuar skuadrën me elementë me eksperiencë dhe pas Nainggolanit do të jetë radha e Kwadwo Asamoah. 32-vjeçari është një lojtar i lirë që prej tetorit të kaluar, kur zyrtarizoi largimin nga Interi, dhe pavarësisht se nuk ka patur një skuadër këto kohë, ka mundur të gjejë akordin me Cagliarin. Afrimi i Asamoah ishte dëshirë konkrete e Di Francescos i cili prej kohësh insistonte të kishte një përforcim për krahun e majtë të mbrojtjes.

Real Sociedad lëviz menjëherë në merkato për të zëvendësuar Willian Jose në sulm. Ky i fundit u transferua te Wolverhamptoni, ndërsa klubi bask e zëvendësoi menjëherë me 24-vjeçarin, Carlos Fernandez. Sulmuesi spanjoll u ble për 10 mln euro nga Sevilla, ku më së shumti po qëndronte në stol, ndaj dhe vendosi të pranonte ofertën e Sociedadit, klub me të cilin firmosi kontratë të gjatë për 6 sezonet e ardhshme, pra deri në vitin 2027. Për klubin bask kjo është goditja e parë dhe ndoshta e fundit në merkaton e janarit, pasi boshllëku i vetëm në skuadër ishte mungesa e një alternative në sulm.

Billy Gilmoure do të jetë i larguari i radhës te Chelsea. Pas transferimit të Tomorit te Milani, është mesfushori 19-vjeçar i cili duhet të gjejë një ekip tjetër, pasi nuk ka hapësira në mesfushën e bluve të Londrës. Ndryshe nga rasti i mbrojtësit i cili mund të blihet nga Milani, Gilmoure vetëm do të huazohet pa të drejtë blerjeje, pasi drejtuesit besojnë shumë te talenti i 19-vjeçarit. Janë disa ekipe të Premier League që janë gati të mirëpresin lojtarin, duke nisur nga Aston Villa, Newcastle, Southampton dhe Leeds.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency