Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shkurt/ Umtiti drejt Zenitit, Reali tremb Milanin për Calhanoglu

E ardhmja e francezit Samuel Umtiti mund të jetë në Rusi, ku klubi i Zenitit ka shfaqur interes për futbollistin. Dëmtimet e shumta kanë ndikuar jo pak karrierën e 27-vjeçarit te Barcelona, ku nën drejtimin e Ronald Koeman është aktivizuar vetëm pesë herë. Gjithashtu edhe shpërthimet e Ronald Araujos e Oscar Minguezas me fanellën “blaugrana” kanë bërë që mbrojtësi të qëndrojë në stol. Për t’u liruar nga Umtiti, të cilin klubi katalanas e ka nën kontratë deri në vitin 2023, drejtuesit janë gati ta shesin lojtarin për 8 milionë euro. Sipas medieve spanjolle, Zeniti ka përparuar në bisedimet me Barcelonën për kartonin e francezit.

Situata e turkut Hakan Calhanoglu vazhdon të mbajë në ankth Milanin. Pavarësisht bisedimeve intensive mes drejtuesve kuqezinj dhe menaxherëve të futbollistit për rinovimin e kontratës, palët nuk kanë arritur ende të gjejnë një zgjidhje. Kontrata e mesfushorit me klubin nga Milanello skadon në fund të sezonit dhe italianët rrezikojnë ta humbasin mesfushorin e talentuar me parametër zero. Pikërisht nga kjo situatë e ndërlikuar kërkon të përfitojë Real Madridi, që ka nisur të interesohet seriozisht për 27-vjeçarin, të cilin mund ta përfitojë me parametër zero në rast se lojtari nuk gjen marrëveshjen me “Djallin”.

Në shtëpinë e Juventusit vazhdon të mbetet në dyshim e ardhmja e Alex Sandros. Situata financiare e imponon klubin bardhezi të reflektojë mbi çështjen e rregullimit të plusvalencës dhe për shkak të kësaj situate “Zonja e Vjetër” mendon të nxjerrë në merkato pikërisht mbrojtësin brazilian. Sipas medieve angleze, klubi më i interesuar për kartonin e 30-vjeçarit është Chelsea. “Blutë e Londrës” për të arritur te kartoni i futbollistit janë gati t’i ofrojnë Juventusit shumën e 20 milionë eurove.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...