Merkato

Shkurt/ Zappacosta drejt Milanos, Man. United kërkon Llorenten

Sirena milaneze për Zappacostën
Davide Zappacosta, i cili duket se ka rilindur te Genoa, ku luan i huazuar, pasi kartoni i tij zotërohet nga Chelsea, ka tërhequr vëmendjen e Interit dhe Milanit, që kanë shfaqur interes për të. “Blutë e Londrës” nuk kanë ndërmend ta rikthejnë lojtarin në “Stamford Bridge”, pasi nuk e konsiderojnë pjesë të projektit për të ardhmen. Me shumë mundësi lojtari do të qëndrojë në Itali, ku dy ekipet nga Milano do të synojnë të sigurojnë futbollistin, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 8 milionë Paund.

Napoli piketon spanjollin Pau Torres për mbrojtjen
Napoli ka nisur seriozisht të mendojë për të përforcuar mbrojtjen për sezonin e ardhshëm. Gjatë merkatos së verës nga klubi i kaltër mund të largohen si Koulibaly ashtu edhe Maksimoviç, çka do të linte një boshllëk të madh në prapavijën e klubit italian. Drejtuesit e Napolit, për të mos u gjendur të pa përgatitur, kanë nisur menjëherë bisedimet me Villarrealin për Pau Torres, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 30 milionë euro nga klubi spanjoll.

De Sciglio drejt kampionatit anglez
Mattia De Sciglio nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Mbrojtësi i cili aktualisht luan i huazuar te Lyon nga Juventusi gjatë një interviste deklaroi se në Francë ndihet shumë mire, por e tundon jo pak ideja për të provuar eksperienca të reja dhe se një kalim në kampionatin anglez nuk do ta refuzonte. 28-vjeçari pohoi se është shumë i pasionuar pas Premier League, ku ka një debulesë për skuadrën e Chelsea, tek e cila do t’i pëlqente të luante një ditë. Pavarësisht dëshirës që ka, në fund De Sciglio shtoi se është shumë i përqendruar te Lyon ku do të japë maksimumin deri në fund të kampionatit dhe se vetëm në përfundim të sezonit do të vendosë për të ardhmen.

Man. United në ndjekje të Marcos Llorente
Manchester United është gati të ofrojë 68 milionë Paund për yllin e Atletico Madrid, Marcos Llorente. 26-vjeçri ka një kontratë deri në vitin 2024 me klubin spanjoll, drejtuesit e të cilit nën presionin e anglezëve, po përshpejtojnë ritemet për të bindur lojtarin të shtyjë qëndrimin te Cholconeros. Trajneri i “djajve të kuq”, Ole Gunnar Solskjaer e kërkon me ngulm mesfushorin e qendrës, i cili mund të luajë si në krahun e djathtë ashtu edhe si sulmues i dytë, por pavarësisht ofertës prej 68 milionë Paund të anglezëve, Atletico Madrid nuk dëshiron ta shesë futbollistin.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency