Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shkurtaj debuton me gol, Luftëtari humb miqësoren e parë (Video)

Luftëtari është mposhtur me rezultatin 2-1 në miqësoren e parë të luajtur në Turqi, ndaj skuadrës së Trabzonsporit.

Gjirokastritët kanë pësuar nga një gol në çdo pjesë, ndërsa sulmuesi Vasil Shkurtaj ka barazuar përkohësisht rezultatin në fillim të pjesës së dytë.

Ky është një debutim perfekt për sulmuesin, që iu bashkua Luftëtarit vetëm në muajin janar dhe shënoi që në takimin e parë.

Luftëtari është duke kryer fazën përgatitore të dimrit në Antalia të Turqisë, ku do të luajë edhe takime të tjera miqësore.

Formacioni i Luftëtarit: Ruçi, Rapa, Zeqaj, Beqiri, Rapo, Ramadani, Aleksi, Rroca, Abazaj, Bregu dhe Lamcja .

U aktivizuan edhe: Cekrezi, Janku, Shkurtaj, Aurelio, Minga dhe Toledo .

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...