Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkurtaj zbulon të ardhmen në Supersport: Nuk qëndroj në Superiore, dua të luaj jashtë!

13 gola në sezonin 2018-2019, 22 gola në edicionin e fundit, shifra që e konfirmuan Vasil Shkurtajn si një ndër sulmuesit më të mirë në Kategorinë Superiore, një futbollist zone i aftë për ta dërguar topin në rrjetë dhe për të shfaqur qetësi në çastet kur shumë të tjerë i përfshin paniku. Tashmë 28-vjeçari prej disa muajsh e ka mbyllur kontratën me Kukësin dhe po vijon të përgatitet i diferencuar deri në momentin kur do të hapen dyert për një transferim që i kënaq kërkesat ekonomike të vlonjatit.

Janë përfolur disa klube si kandidatë për shërbimet e Shkurtajt, vetë protagonisti nuk zbulon emra, por pohon se marrëveshja me një klub është pranë.

Tirana u shfaq në dritaren e pretendeteve, por sulmuesi është i prerë dhe i mbyll çdo shteg një të ardhmeje në kampionatin shqiptar.

Shpenzoi një sezon e gjysmë tek Kukësi duke e dërguar topin në rrjetë 32 herë, lidhja me ish shokët e skuadrës është ende e ngushtë dhe 28-vjeçari i ndoqi si tifoz sfidat në Europë duke dhënë edhe opinionin e tij në lidhje me paraqitjet e bluve.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...