Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëndija humbet 6-0, por është festë e tifozëve

Në “San Siro” fituan kuqezinjtë, ata të Milanit, por dhe ata të Shkëndijës që realizuan ëndrrën për të luajtur përballë një skuadre legjendare ashtu si dhe tifozët kuqezi në tribuna, që e shijuan transfertën  pavarësisht se Shkëndija u mund me rezultatin e thellë 6-0. Tetovarët vuajtën “forcën” e një skuadre të ndërtuar për të fituar Serinë A, por dhe diferencat e emocionet e një përballje të tillë që u pasqyruan që në minutat e para, me italianët që e kishin mbyllur ndeshjen që në të 25-tën pas golave të Silvës dhe Ricardo Montolivos.

Andre Silva ishte protagonisti i madh i takimit pasi dhe goli i 3-të mbajti firmën e tij. Një vulë në këtë ndeshje mund ta kishte lënë dhe Ibraimi por koordinimi i tij nuk ishte ai i duhuri në të 32-tën.

Në pjesën e dytë Shkëndija nuk arriti të evitonte më tej thellimin e rezultatit, pasi Milani ishte tërësisht dominues me Borinin e Antonellin që në minutat 67-të e 69-të cuan rezultatin në 5-0. Ndeshja u mbyll me golin e Montolivos, por dhe dëshpërimin e Qatip Osmanit në stol, që ëndrrën e një përballje të tillë kishte menduar ta shijonte ndryshe. Në Shkup një javë më pas, për Shkëndijën do të jetë e rëndësishme që të tregoj dhe vlerat e saj, ato që e sollën deri në play-off.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...