Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shmangia e “eksodit”, sfida e madhe te Skënderbeu

Dënimi i marë nga UEFA ka lënë gjurmë te Skënderbeu, që pas pezullimit nga aktivitetet europiane po përballet me një moment të vështirë, ruajtjen e identitetit. Largimi i trajnerit Ilir Daja dhe mesfushorit Sabien Lilaj pritet të pasohet nga të tjera “divorce”.

Enis Gavazaj dhe Bakary Nimaga me shumë mundësi do të transferohen në një kampionat më të fortë, duke qenë se ofertat në drejtim të tyre nuk mungojnë. Në pritje të zyrtarizimit të Orges Shehit në krye të skuadrës, sfida e vërtetë për drejtuesit e klubit është ruajtja e boshtit. Pjesa më e madhe e skuadrës është në kontratë, me përjashtim të veteranëve si Marko Radas, Tefik Osmani, Gledi Mici apo Gjergji Muzaka.

Për të qenë më të qetë në luftën e tyre në sallën e gjyqit të Gjykatës së Lozanës, te Skënderbeu kërkojnë si fillim të sigurojnë vazhdimësinë në aspektin sportiv, çka ia garanton ruajtja e grupit, që ka qenë arma më e fortë e korçarëve në sukseset e arritura gjatë këtyre sezoneve. Për këtë arsye drejtuesit po punojnë shumë, teksa edhe vetë ish- kapiteni dhe tashmë trajneri i ri i korçarëve, Orges Shehi po tenton t’i bindë të gjithë që projekti duhet vazhduar, me shpresën që drejtësia në fund do të flasë në favor të Skënderbeut.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...