Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Shok skuadre me 2 shqiptarë, Immobile e mbyll me Lazion pas 8 vitesh

Çiro Immobile i jep fund aventurës 8-vjeçare me Lazion. Golashënuesi më i mirë në historinë e bardhekaltërve, do të transferohet në Turqi.

Drejtuesit e klubit italian kanë arritur marrëveshjen me homologët e Besiktasit, skuadër ku luajnë edhe Ernest Muçi e Milot Rashica.

Sulmuesi 34-vjeçar do të udhëtojë ditët e ardhshme drejt Stambollit për t’u prezantuar si lojtari më i ri i bardhezinjve turq.

Lexo edhe: 

Immobile do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me Besiktasin, që sezonin e ardhshëm tenton rikthimin te titulli kampion.

Pas eksperiencave në Itali, Gjermani e Spanjë, goleadori i njohur italian do të provojë edhe emocionet e Superligës turke.

329 gola dhe 75 asistime numëron Immobile në 593 ndeshje zyrtare deri në këtë fazë të karrierës.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...