Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Shok skuadre me Balliun, 23-vjeçari “blerja” e parë e Realit për sezonin e ardhshëm

Real i Madridit ka hedhur hapin e parë në përgatitjen e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Klubi merengues do të blejë në verë për vetëm 5 milionë euro futbollistin Fran Garcia, aktualisht pjesë Rayo Vallecanos.

Në fakt, Reali ruan 50% të kartonit të futbollistit që është rritur në akademinë e “Los Blancos” e që u transferua në “Vallecas” për vetëm dy milionë euro.

Lojtari në fjalë ka klauzolë largimi 10 milionë euro dhe fakti që klubi “merengues” ka ruajtur 50% të kartonit do të thotë se e rikthen në “Bernabeu” për vetëm 5 milionë.

Ancelotti dhe klubi do ta vlerësojnë të ardhmen e lojtarit dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të huazohet apo të rishitet.

Blerja e Fran Garcías ka qenë lëvizja e vetme e fortë e Madridit në këtë merkato, edhe pse vlen për në verë.

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...