Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Shokon Kylian Mbappe: Koha për ndryshim, këtu ose për një projekt të ri

Fjalët e Kylian Mbappesë, të thëna në transmetim direkt, tronditin merkaton e futbollistëve. Sulmuesi i talentuar francez, e ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga PSG:

“Ky ka qenë sezoni im i katërt në Ligue 1 dhe ka ardhur momenti i një kthese në karrierë. Mendoj se mund të ketë ardhur momenti për të marrë më shumë përgjegjësi. Shpresoj që të ndodhë te PSG, do të më gëzonte shumë, ndoshta diku tjetër, për një një projekt të ri.”

Fjalë të thëna plot sinqeritet, që kanë ndezur alarmin e kuq nën kullën Eiffel e i kanë bërë tifozët e gjysmës së Europës, që të ëndërrojnë, në veçanti ata të Realit të Madridit.

“Bomberi” i ri, kampion bote në fuqi, i ka ka befasuar dhe gazetarët pas mori çmimin e lojtarit më të mirë të Ligue 1.

“Mendoj se është momenti i duhur për ta thënë. Kur e mendoj, nuk ngurroj ta them.”

Një shenjë kjo që në Paris, një mes tij dhe Neymar, është i tepërt. Tani topi është në fushën e Al Klhelaifit, sheiku arab duhet të vendosë se çfarë do të bëjë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...