Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shoqata e Basteve kërkon bashkëpunim me qeverinë, propozon zgjidhje

Një seri propozimesh ndaj qeverisë për të rregulluar tregun e basteve sportive të licencuara. Kreu i Shoqatës Organizatore të Basteve Sportive, Artan Shyti , një ditë para diskutimit në Komisionin e Ekonomisë të Projektligjit që ndalon këtë aktivitet pas datës 31 dhjetor, doli para mediave për të bërë publike një seri propozimesh që kompanitë e licenscuara të basteve i kanë bërë Qeverisë Shqiptare për gjetjen e një zgjidhjeje për ngërçin që krijohet për operatorët në fjalë, duke nisur nga ai për reduktimin e pikave të basteve.

Një tjetër hap që janë gati të ndërmarrin kompanitë e basteve është ai i monitorimit online të aktivitetit të tyre, në mënyrë që të ketë shifra të sakta sa i përket aktivitetit financiar.

Sa u përket efekteve sociale, kompanitë e basteve marrin përsipër eliminimin e personave problematikë nga kjo lojë si dhe organizimin në bashkëpunim me institucionet shtetërore të një studimi të plotë që analizon këtë fenomen.

Kreu i Shoqatës së Basteve, Artan Shyti, kërkoi edhe publikisht pjesëmarrjen e përfaqësuesve të kompanive si një grup interesi në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë këtë të premte, ku do të kalojë për shqyrtim projektligji që do t’i propozohet legjislativit shqiptar.

Ndërkohë eksperti Blerim Jahaj nënvizon efektet negative të ndërprerjes së menjëhershme dhe të plotë të këtij aktiviteti, duke paralajmëruar edhe për rreziqet që sjell diçka e tillë.

Një numër i madh të punësuarish në kompanitë e basteve si dhe persona të lidhur direkt apo indirekt me këtë industri kanë paralajmëruar një protestë kundër nismës së ekzekutivit për mbylljen e plotë të basteve sportive pas 31 dhjetorit, çka prek drejtpërdrejt të ardhurat për familjet e tyre.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...

Francë

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar....