Futboll

Shoqata Rajonale e Futbollit në Shkodër zgjedh delegatët e rinj për Asamblenë e FSHF!

Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër zhvilloi ditën e sotme një mbledhje me të gjithë anëtarët e saj për të miratuar statutin e ri, zgjedhur delegatët që do ta përfaqësojnë në Asamblenë e FSHF dhe pranimin e anëtarëve të rinj.

Në fillim të mbledhjes kryetari i SHRFSH, Armando Cungu, pasi bëri me dije rendin e ditës, shpjegoi procesin e riorganizimit nevojën për përshtatjen e statutit me rregullat e reja te anëtarësisë ne FSHF. Përveç anëtarëve të shoqatës i pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se Federata e Futbollit përmes iniciativave të saj do të vijojë të mbështesë futbollin amator me financime dhe projekte infrastrukturore. Objektivi është që secila SHRF të organizojë në mënyrë të pavarur futbollin në ҫdo rajon. Duka nënvizoi se ndryshimet statutore të dhjetorit të kaluar synojnë balancimin e aktorëve pjesëmarrës në Asamblen e Futbollit, përfaqësimin në mënyrë të barabartë të futbolli profesionist dhe atij amator me synimin që gjithkush që luan futboll në Shqipëri, djem dhe vajza, të jetë i përfaqësuar. Në të njëjtën frymë bëhen dhe Asambletë e Shoqatave Rajonale të Futbollit, që përfaqësimi i ҫdo anëtari në SHRF të jetë sipas peshës specifike të ҫdokujt, duke parë numrin e lojtarëve, me qëllimin e qartë: shtimin e futbollistëve.

Pas verifikimit të përbërjes së mbledhjes, u vijua me procesin e pranimit të anëtarëve të rinj në këtë shoqatë, që janë KF Tërbuni, KSSH Veleçiku, Sh. Futbollistëve ADA dhe akademia e KF Vllaznia. Subjektet në fjalë plotësojnë kriteret statutore për t’u anëtarësuar dhe kishin paraqitur pranë Shoqatës të gjithë dokumentacionin përkatës. Anëtarët e SHRFSH votuan unanimisht për pranimin e anëtarëve të rinj. Më tej, u kalua në shqyrtimin e projekt-statutit të ri të shoqatës, që u ishte prezantuar më parë anëtarëve të SHRFSH e që u miratua gjithashtu me konsensus në përfundim të diskutimeve.

Në fund, u zgjodhën tre delegatët që do të përfaqësojnë shoqatën në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. Teksa shpjegoi procesin dhe kriteret për zgjedhjen e delegatëve, kryetari i SHRFSH, Armando Cungu, shprehu besimin se emrat e propozuar Alfred Pjetri, Brikeno Bizi dhe Ferid Borshi do të përfaqësojnë me seriozitet shoqatën ne Asamblenë e radhës së FSHF.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency