Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Short drithërues, pa fat Juventusi, Bayerni e PSG!

Në Nyon të Zvicrës, u hodh mesditën e sotme, shorti i ruandit të 1/8-ave të UEFA Champions League. Kampionët në fuqi të Realit të Madridit ishin me fat pasi peshkuan holandezët e Ajax të Amsterdamit, një sfidë që megjithatë ka shumë histori brenda pasi në fushë do të zbresin në total 17 trofe në këtë kompeticion. Superpërballja e kësaj faze do të jetë ajo mes Liverpoolit dhe Bayern Munich, ndërkohë që shorti ka qenë i favorshëm për Barcelonën që do të sfidojë Lyonin dhe Manchester City-in që do të përballet me Schalke 04. Short i vështirë për Juventusin që do të sfidojë Atleticon e Madridit, ndërkohë që ishte me fat Roma që kapi skuadrën më të dobët të vazos së parë pikërisht portugezët e Portos edhe pse në këtë gjëndje që është aktualisht skuadra e Di Francescos, vështirë se kryeqytetasit mund ti kalojnë portugezët. Një duel mjaft interesant është ai mes Tottenham dhe Borussias së Dortmundit ndërsa PSG është e avantazhuar ndaj anglezëve të Manchester United, por edhe kjo është një përballje shumë e bukur për t’u parë.

Raundi i 1/8

LIVERPOOL-BAYERN MUNICH
AJAX-REAL MADRID

ROMA-PORTO
LYON-BARCELONA
TOTTENHAM-BORUSSIA DORTMUND
MANCHESTER UNITED-PSG
ATLETICO MADRID-JUVENTUS
SCHALKE 04-MANCHESTER  CITY

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...