Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Short “ferri” për Milanin në 1/8, buzëqeshin Tottenham e Roma!

Short ferri për Milanin në raundin e 1/8-ave të Europa League. Goglat e hedhura në Nyon të Zvicrës i vendosën kuqezinjtë përballë Manchester United me ndeshjen e parë që do të luhet në Old Trafford të enjten e 11 marsit. Ajo mes Manchester United dhe Milanit është sfida më e fortë e këtij raundi në të cilin nuk mungojnë përballjet interesante. Arsenalit do t’i duhet të udhëtojë drejt Pireut për t’u përballur me grekët e Olympiacos me ndeshjen e parë që do të luhet në Athinë. Roma do të sfidojë ukrainasit e Shakthar Donetsk, ndërkohë që Tottenham do të ketë përballë Dinamon e Zagrebit. Për Ajaxin shorti u tregua disi më bujar pasi e vendosi kundër zviceranëve të Young Boys, ndërkohë që Villareali do të sfidojë Dynamon e Kievit. Dy përballje disi më të baraspeshuara konsiderohen ato Granada-Molde dhe Slavia Pragë-Rangers.

Raundi i 1/8 të Europa League:

AJAX- YOUNG BOYS
DYNAMO KYIV-VILLAREAL
ROMA-SHAKHTAR DONETSK
OLYMPIACOS-ARSENAL
DINAMO ZAGREB-TOTTENHAM
MANCHESTER UNITED-MILAN
SLAVIA PRAHA-RANGERS
GRANADA-MOLDE

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...