Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Short i pranueshëm për Teutën, sfidon moldavët e Sheriff Tiraspol, Shkëndija përballë sllovenëve të Mura!

Short i pranueshëm për Teutën në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League. Goglat e hedhura në Nyon të Zvicrës vunë përballë kampiones së Shqipërisë moldavët e Sheriff të Tiraspolit me Teutën e Edi Martinit që do ta luajë ndeshjen e parë në Niko Dovana në datën 6 ose 7 korrik. Durrsakët evituan dy skuadra më të frikshme në letër si bullgarët e Ludogorets dhe kazakët e Kairat Almaty ndërkohë që nuk patën fat që shorti t’i vendoste përballë Dinamos së Tbilisit e cila u eliminua nga Tirana një vit më parë. Sheriff i Tiraspolit është një kundërshtar i njohur për skuadrat shqiptare pasi në të shkuarën ka eliminuar nga Champions League Dinamon dhe Kukësin me këta të fundit që u nxorrën jashtë në sajë të golit në fushë kundërshtare, me Pero Pejic që humbi një penallti në minutat e fundit të ndeshjes që mund të kualifikonte verilindorët, ndërkohë që skuadra moldave eliminoi edhe Partizanin nga turi i dytë kualifikues i Europa League me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Short jo shumë i favorshëm për Shkëndijën e Tetovës që edhe pse ishte në vazon e skuadrave favorite dhe mund të peshkonte kundërshtarë më të lehtë, goglat e vendosën përballë kampiones së Sllovenisë NS Mura me ndeshjen e parë që Shkëndija do ta luajë në shtëpi. Short shumë i vështirë ndërkohë për kampionen e Kosovës Prishtinën që nëse kalon raundin paraeliminator do të sfidojë Ferencvarosin e Myrto Uzunit që sezonin e kaluar ishte pjesë e grupeve të Champions League me ndeshjen parë që do të luhet në Budapest. Sfidat e vajtjes të raundit të parë kualifikues të Champions League do të zhvillohen në datat 6 dhe 7 korrik dhe ato të kthimit një javë më vonë.

Teuta nëse mobilizohet maksimalisht dhe zhvillon një merkato cilësore gjatë këtyre javëve i ka të gjitha mundësitë për ta kaluar raundin e parë kualifikues të Championsit dhe nëse ja del do të sigurojë automatikisht pjesëmarrjen në fazën play-off të Conference League, pasi edhe nëse eliminohet në ruandin e dytë të Championsit do të marrë pjesë në raundin e tretë kualifikues të Europa League dhe nëse eliminohet edhe aty skuadra e Edi Martinit do të ketë një tjetër mundësi të artë pikërisht duke luajtur në play-off të Conference League dhe duke qenë vetëm një tur larg kualifikimit në grupet e një kompeticioni madhor.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...