Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Short i vështirë për Partizanin e Laçin, me fat Luftëtari e Prishtina

Short shumë i vështirë për Partizanin dhe Laçin në turin e parë kualifikues të Europa League. Buzëqesh deri diku Luftëtari, por edhe Prishtina nëse kalon raundin kualifikues. Ndërsa një duel akoma më të vështirë do të ketë skuadra tjetër shqiptare që luan në kampionatin maqedonas KF Shkupi që do të sfidojë gjigandët skocezë të Glasgoë Rangers.

Pa fat Partizani, që kapi kundërshtarin më të vështirë të grupit të tij teksa do të përballet me Mariborin, skuadrën që ka dominuar futbollin slloven në dekadën e fundit me përjashtim të sezonit të fundit që u rendit në vendin e 2-të dhe që ka në përbërje mesfushorin e kombëtares kuqezi Valon Ahmedi. Ditën e djeshme Maribori mposhti 4-0 në miqësore Kukësin, duke treguar se është shumë më lartë përsa i përket nivelit krahasuar me skuadrat shqiptare, kështu që shanset e Partizanit që i ka nisur edhe përgatitjet me vonesë për të kaluar më tej janë pothuajse zero. Partizani, në rast kualifikimi, do të përballet ne raundin e dytë me fituesen e çiftit Chikhura Sachkhere –Bejtar Jeruzale.

Short i vështirë edhe për Laçin që do të ketë përballë një skuadër qipriote pikërisht Anorthosis Famagustën, ish skuadrën e ish portierit të kombëtares shqiptare Arjan Beqaj. Për Laçin parashikohej një short i vështirë pasi kundërshtarët e mundshëm ishin të gjithë shumë të fortë për kurbinasit. Antorthosis është një skuadër me shumë më tepër eksperiencë në arenën europiane dhe kualifikimi për Laçin do të jetë një mision shumë i vështirë. Laçi në rast kualifikimi do të ndeshet me fituesen e çiftit Glenovan-Molde ku skuadra norvegjeze është pretendentja kryesore për të fituar këtë përballje.

Me fat Luftëtari që edhe pse bënte pjesë ne vazon e skuadrave jo favorite ka shanse të kalojë raundin e parë në debutimin e saj në kompeticionet europiane. Bluzinjtë do të kenë përballë skuadrën letoneze të Ventspils, një ekip deri diku i fortë por i pranueshëm dhe nëse do të ketë edhe fatin në krah Luftëtari mund ta kalojë këtë raund. Nuk janë treguar aspak bujare goglat për Luftëtarin për raundin e dytë, sepse në rast kualifikimi do të ndeshet me skuadrën franceze Bordeaux. Short akoma më i favorshëm për Prishtinën që nëse kalon në raundin paraeliminator ekipin nga Gjibraltari Europa Fc do të përballet në raundin e parë kualifikues me skuadrën nga Luksemburgu Fola ESCH.

Partizani do ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi pikërisht në stadiumin Selman Stërmasi në datën 12 korrik ndërkohë që të gjitha skuadrat e para shqiptare ndeshjet e para do t’i luajnë në transfertë ndërsa ato të kthimit një javë më pas në shtëpi.

 

Raundi i parë kualifikues (12 dhe 19 korrik)

Stjarnan (ISL) v Nõmme Kalju (EST)
Ilves Tampere (FIN) v Slavia Sofia (BUL)
Birkirkara (MLT) / KÍ Klaksvík (FRO) v Žalgiris Vilnius (LTU)
Fola Esch (LUX) v Europa (GIB) / Prishtina (KOS)
Glenavon (NIR) v Molde (NOR)

Dunajská Streda (SVK) v Dinamo Tbilisi (GEO)
Stumbras (LTU) v Apollon Limassol (CYP)
Široki Brijeg (BIH) v Domžale (SVN)
Rangers (SCO) v Shkupi (MKD)
Progrès Niederkorn (LUX) v Gabala (AZE)

Racing Union (LUX) v Viitorul (ROU)
Samtredia (GEO) v Tobol Kostanay (KAZ)
Partizani (ALB) v Maribor (SVN)
Neftçi (AZE) v Újpest (HUN)
Budućnost Podgorica (MNE) v Trenčín (SVK)

Derry City (IRL) v Dinamo Minsk (BLR)
B36 Tórshavn (FRO) / St Joseph’s (GIB) v OFK Titograd (MNE)
Zaria Balti (MDA) v Górnik Zabrze (POL)
Spartak Subotica (SRB) v Coleraine (NIR)
Pyunik (ARM) v Vardar (MKD)

Shamrock Rovers (IRL) v AIK (SWE)
Connah’s Quay (WAL) v Shakhtyor Soligorsk (BLR)
Lahti (FIN) v Hafnarfjördur (ISL)
Ventspils (LVA) v Luftëtari (ALB)
Cliftonville (NIR) v Nordsjælland (DEN)

Banants (ARM) v Sarajevo (BIH)
Engordany (AND) / Folgore (SMR) v Kairat Almaty (KAZ)
Petrocub (MDA) v Osijek (CRO)
Anorthosis Famagusta (CYP) v Laçi (ALB)
Ferencváros (HUN) v Maccabi Tel-Aviv (ISR)

Balzan (MLT) v Keşla (AZE)
Budapest Honvéd (HUN) v Rabotnicki (MKD)
Rudar Pljevlja (MNE) v Partizan (SRB)
CSKA Sofia (BUL) v Riga (LVA)
Milsami Orhei (MDA) v Slovan Bratislava (SVK)

Radnički Niš (SRB) v UE Sant Julià (AND) / Gzira United (MLT)
Lech Poznań (POL) v Gandzasar-Kapan (ARM)
Chikhura Sachkhere (GEO) v Beitar Jerusalem (ISR)
Vaduz (LIE) v Levski Sofia (BUL)
Željezničar (BIH) v Narva Trans (EST)
Cefn Druids (WAL) / Trakai (LTU) v Irtysh (KAZ)

Hibernian (SCO) v NSÍ Runavík (FRO)
Rudar Velenje (SVN) v Tre Fiori (SMR) / Bala Town (WAL)
Levadia Tallinn (EST) v Dundalk (IRL)
ÍBV (ISL) v Sarpsborg (NOR)
København (DEN) v KuPS Kuopio (FIN)
Liepāja (LVA) v Häcken (SWE)

Raundi i dytë (26 korrik dhe 2 gusht)

Glenavon (NIR) / Molde (NOR) v Anorthosis Famagusta (CYP) / Laçi (ALB)
Banants (ARM) / Sarajevo (BIH) v Atalanta (ITA)
Birkirkara (MLT) / KÍ Klaksvík (FRO) / Žalgiris Vilnius (LTU) v Vaduz (LIE) / Levski Sofia (BUL)
Engordany (AND) / Folgore (SMR) / Kairat Almaty (KAZ) v AZ Alkmaar (NED)
Aberdeen (SCO) v Burnley (ENG)

Rudar Pljevlja (MNE) / Partizan (SRB) v Cefn Druids (WAL) / Trakai (LTU) / Irtysh (KAZ)
Balzan (MLT) / Keşla (AZE) v Milsami Orhei (MDA) / Slovan Bratislava (SVK)
Cliftonville (NIR) / Nordsjælland (DEN) v Shamrock Rovers (IRL) / AIK (SWE)
Rudar Velenje (SVN) / Tre Fiori (SMR) / Bala Town (WAL) v FCSB (ROU)
Hapoel Haifa (ISR) v Lahti (FIN) / Hafnarfjördur (ISL)

Levadia Tallinn (EST) / Dundalk (IRL) v AEK Larnaca (CYP)
Zaria Balti (MDA) / Górnik Zabrze (POL) v Budućnost Podgorica (MNE) / Trenčín (SVK)
Ferencváros (HUN) / Maccabi Tel-Aviv (ISR) v Radnički Niš (SRB) / UE Sant Julià (AND) / Gzira United (MLT)
CSKA Sofia (BUL) / Riga (LVA) v Admira Wacker Mödling (AUT)
Spartak Subotica (SRB) / Coleraine (NIR) v Sparta Praha (CZE)

RB Leipzig (GER) v Liepāja (LVA) / Häcken (SWE)
Stjarnan (ISL) / Nõmme Kalju (EST) v København (DEN) / KuPS Kuopio (FIN)
Ufa (RUS) v Široki Brijeg (BIH) / Domžale (SVN)
Samtredia (GEO) / Tobol Kostanay (KAZ) v Pyunik (ARM) / Vardar (MKD)
Jagiellonia Białystok (POL) v Rio Ave (POR)

LASK Linz (AUT) v Lillestrøm (NOR)
Budapest Honvéd (HUN) / Rabotnicki (MKD) v Progrès Niederkorn (LUX) / Gabala (AZE)
Petrocub (MDA) / Osijek (CRO) v Rangers (SCO) / Shkupi (MKD)
B36 Tórshavn (FRO) / St Joseph’s (GIB) / OFK Titograd (MNE) v Beşiktaş (TUR)
Dunajská Streda (SVK) / Dinamo Tbilisi (GEO) v Derry City (IRL) / Dinamo Minsk (BLR)

Ventspils (LVA) / Luftëtari (ALB) v Bordeaux (FRA)
Željezničar (BIH) / Narva Trans (EST) v Stumbras (LTU) / Apollon Limassol (CYP)
Racing Union (LUX) / Viitorul (ROU) v Vitesse (NED)
St Gallen (SUI) v ÍBV (ISL) / Sarpsborg (NOR)
Dinamo Brest (BLR) v Atromitos (GRE)
Sevilla (ESP) v Neftçi (AZE) / Újpest (HUN)

Connah’s Quay (WAL) / Shakhtyor Soligorsk (BLR) v Lech Poznań (POL) / Gandzasar-Kapan (ARM)
Hibernian (SCO) / NSÍ Runavík (FRO) v Asteras Tripolis (GRE)
Chikhura Sachkhere (GEO) / Beitar Jerusalem (ISR) v Partizani (ALB) / Maribor (SVN)
Genk (BEL) v Fola Esch (LUX) / Europa (GIB) / Prishtina (KOS)
Djurgården (SWE) v Mariupol (UKR)
Hajduk Split (CRO) v Ilves Tampere (FIN) / Slavia Sofia (BUL)

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...