Connect with us

Hi, what are you looking for?

Basketboll

Short i vështirë për Sigal Prishtinën në Basketball Champions League

Short shumë i vështirë për Sigal Prishtinen në Basketball Champions League. Shorti i hedhur të merkuren në shtepinë e basketbollit në Mies te Zvicrës, skuadrën bardhekalter nga  Kosova e ka vënë përballë skuadres holandeze Donar Gronigen ndaj të cilës do të luaj dy ndeshje me sistem vajtje ardhje në rrethin e parë kualifikues .7 here kampion i Holandes,3 herë rresht ne 3 sezonet fundit,si dhe 6 here fitues i Kupës shtetërore,Donar Groningen është skuader dominuese në Holandë gjatë viteve  të fundit dhe si e tillë konsiderohet kundershtar shumë i vështirë për kryeqytetasit.Sezonin e kaluar kjo skuader luajti majde ne gjysmëfinale të FIBA Europe Cup,garë në të cilën Sigal Prishtina ishte eliminuar në fazën e parë grupore.Ndeshjen e parë kundër Groningen,Prishtina do ta luaj si vendase ne “Pallatin e Rinisë dhe sporteve “ më 20 shtator,kurse ndeshja e kthimit ne Holandë,luhet pas dy diteve ,më 22 shtator.Në rast te kualifikimit tutje,ne rrethin e dytë skuadra jone mund të përballet me fituesin e ndeshjes Fribourg –Avtodor,ndërsa suksesi eventual ne rrethin e dytë,do ta vinte përballë skuadres turke Sakarya nga Turqia në rrethin e tretë kualifikues.Ne Basketball Champions League sivjet marrin pjesë 56 klube te ndryshme nga 28 shtete ,me 30 prej tyre që fillojnë garat nga rrethi i parë kualifikues dhe 26 të tjera që nisin direkt sezonin nga faza grupore.Për të marrë pjesë në fazën grupore,ku do të vendosej ne grupin B,Sigal Prishtina duhet të kualifikohet nga 3 raundet kualifikuese,të cilat thënë realisht duken tepër të vështira për t’u kaluar.Skuadra më e sukseshme e basketbollit mbarëshqiptar pritet të organizohet në ditët në vazhdim duke emëruar trajnerin për sezonin e ardhshëm dhe duke filluar përforcimet me basketbollistë.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...