Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Shorti 1/8-ave, Milan–Arsenal, finalja e parakohshme, buzëqeshin Atletico dhe Dortmund

Short i pamëshirshëm për Milanin në fazën e 1/8-ave të Europa League. Eric Abidal, personazhi i njohur i futbollit i zgjedhur për të tërhequr goglat nuk u solli fat kuqezinjve, përkundrazi u vuri përballë Arsenalin. Një finale e parakohshme, mes dy skuadrave që e kërkojnë me ngul këtë trofe për të siguruar pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm. Çifti i parë që u zbulua ishte Lazio – Dinamo Kiev, me bardhekaltrit që kanë shanse të mira për të vijuar më tej. Leipzigu peshkoi Zenitin, ndërsa Atletico Madridit, një tjetër pretendente serioze do të ketë përballë Lokomotivën e Moskës. CSKA Moskës do të ketë përballë Lyonin, që shpreson ta nrejë trofenë në stadiumin e tij, ndërsa një çift mjaft interesant është Marseille – Bilbao. Skuadra më me fat ishte Sportingu i Lisbonës, që luan ndaj Viktoria Plzen, por edhe Borussia e Dortmundit duhet të buzëqeshë, pasi shmangu në fund Milanin dhe Arsenalin, duke peshkuar Salsburgun. Ndeshjet e kësaj faze do të luhen më 8 dhe 15 mars, ndërsa oraret mbeten për t’u përcaktuar.

Shorti 1/8-ave,

Lazio – Dinamo Kiev
Leipzig – Zenit
At. Madrid – Lok. e Moskës
CSKA e Moskës – Lyon
Marseille – Ath. Bilbao
Sporting – Viktoria Plzen
Borussia Dortmund – Salzburg
Milan – Arsenal

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...