Champions League

Shorti gëzon Spallettin: Sa mirë që evituam PSG-në, Eintrachti është rritur shumë

Napoli e mbylli grupin A të Champions League në vend të parë, duke lënë pas Liverpoolin dhe Ajaxin. Kryesuesit e Serie A, të cilët po kalojnë një formë të mrekullueshme, do të përballen me Eintrachtin e Frankfurtit në raundin e 1/8-vë.

Luciano Spalletti komentoi shortin ndaj kampionëve në fuqi të Europa League. Trajneri i Napolit është i lumtur për faktin që ekipi i tij evitoi PSG-në, teksa vlerësoi edhe rivalët gjermanë, ndaj të cilëve do të zhvillohet një luftë e ashpër për një biletë në çerekfinale.

Në këto nivele të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe të komplikuara. Na kënaq fakti që evituam PSG-në, por kujdes Eintrachtin. Ata janë fituesit e Europa League, trofeu kontinental i dytë më i rëndësishëm.

Janë një skuadër në rritje të madhe, sigurisht që nuk do e kemi aspak të thjeshtë kundër tyre”, u shpreh trajneri i skuadrës që po shkëlqen në Serie A, kampionat ku i ka fituar nëntë ndeshjet e fundit dhe kryeson me meritë.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency