Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Shorti i Champions League, ja kë do kenë përballë Tirana, Ballkani dhe Shkupi nëse kalojnë në turin e dytë

Tirana ka nisur në Turqi fazën përgatitore për ndeshjet e Champions League, ndërsa në raundin e parë kualifikues do të ketë përballë ekipin e F91 Dudelange.

“Bardheblutë” e kryeqytetit tonë do të ndeshen me ekipin nga Luksemburgu më 5 korrik në orën 19:00 dhe sfida e kthimit më 13 korrik.

Ndërsa me shortin e hedhur ditën e sotme, Tirana është njohur edhe me kundërshtarin e raundit të dytë kualifikues, por kjo vetëm nëse ia del të fitojë ndaj F91 Dudelange.

Në turin e dytë përballë Tiranës, gjithmonë nëse ia del të shkojë deri atje, do të jetë një mes Pyunik, CFR Cluj.

Ndërsa Ballkani, nëse ia del të fitojë ndaj Zalgiris, në turin e dytë do të duhet të përballet me Malmon ose me fituesin e paraeliminatoreve, pra fituesin mes La Fiorita/ Inter Escaldes/ Levadia/ Vikingur Reykjavik.

Teksa Shkupi nga ana e tij përballë në raundin e parë kualifikues ka Lincoln Red Imps dhe nëse ia del të fitojë, përballë në turin tjetër do të ketë GNK Dinamon.

Ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues do të luhen më 19 dhe 20 korrik, teksa takimet e kthimit janë planifikuar të zhvillohen më 26 dhe 27 korrik.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...