Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Skenderbeu përballë Dinamo Zagreb

Takaj pas fitores ndaj Mlades u shpreh per shortin, – “Do të preferoja një emer të madh ose ndonjë skuader që mund të kemi mundësi ta kalojmë”.

As Ajaksi dhe as Fenerbahce, nga emrat e famshëm do të kishte qenë një nga këto dy skuadra që mund të justifikonte një nga dy opsionet që dha Presidenti Takaj pas fitores ndaj Mlada Boleslav. Nuk dihet nëse plotëson të dytin, atë të një skuadre që mund të kalohet Dinamo e Zagrebit.

Skënderbeu sërish kundër gjigandëve të futbollit kroat dhe atij ballkanas. Dinamon e Zagrebit e hasën përballë në verën më të suksesëshme të futbollit shqiptar në nivel klubesh, në play-offin e Champions League Dinamo fitonte 2-1 në Shqipëri dhe 4-1 në Zagreb, por pavarësisht eleminimit Skënderbeu e kishte arritur fitoren e tij pasi kalonte direkt në grupet e Europa League, duke u bërë skuadra e parë shqiptare që shijonte pjesëmarrjen në këtë fazë të kompeticionit kontinental. Këtë herë për Skënderbeun është të gjitha ose asgjë, i duhet të kalojë Dinamon e Zagrebit për të përsëritur atë sukses të paharrueshëm. E lehtë ta thuash, pasi misioni është vërtet i përmasave të jashtëzakonshme, Në 17 gusht ndeshja e parë në Zagreb, të paktën këtë herë Skënderbeu luan atë të kthimit në shtëpi. Miliona, traditë, talente e eksperiencë, Dinamo i ka të gjitha, Skënderbeu ka urinë e madhe për të përsëritur një sukses historik, e pse jo ndoshta dhe pak dëshirë për revansh, futbolli është i bukur sepse gjithcka mund të ndodhë.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....