Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Shorti i Europa League/ Rivalë gjermanë për Gjimshitin e Barcelonën, West Ham “peshkon” Lyonin

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i dueleve çerekfinale të Europa League. Finalja e madhe e kompeticionit që është ekskluzivitet i Supersport, do të zhvillohet më 18 maj në stadiumin “Ramon Sanchez-Pizjuan” të Sevillas.

Goglat prodhuan sfida interesante dhe tepër të bukura në çerekfinalet që do të luhen më 7 dhe 14 prill. Sërish rival gjerman për Atalantën e Berat Gjimshitit, që eliminoi Bayer Leverkusen në raundin e 1/8-ve.

Ekipi i vetëm italian që ka mbetur në garë, do të sfidojë Leipzigun për një biletë në gjysmëfinale, me takimin e parë që do të zhvillohet në stadiumin e nënkampionëve të Gjermanisë. Eintracht Frankfurt është rivali i Barcelonës për një post mes katër ekipeve më të mira, me katalanasit që dalin të kënaqur nga ky short.

West Ham-Lyon është një nga përballjet më të forta në raundin çerekfinale, me skuadrat që eliminuan Sevillan dhe Porton për të mbërritur këtu, ndërsa dueli tjetër është ai mes portugezëve të Bragës dhe Rangers, kampionëve të Skocisë.

Nëse Atalanta kalon Leipzigun, në gjysmëfinale do të sfidojë fituesin e çiftit Braga-Rangers, ndërsa Barcelonën e pret fituesi i West Ham-Lyon për një biletë në finalen e madhe, gjithmonë nëse skuadra e Xavit kalon me sukses pengesën Eintracht.

Duelet çerekfinale

LEIPZIG-ATALANTA (1)
EINTRACHT FRANKFURT-BARCELONA (2)
WEST HAM-LYON (3)
BRAGA-RANGERS (4)

Takimet gjysmëfinale

Fituesi i çiftit 1 – Fituesi i çiftit 4
Fituesi i çiftit 3 – Fituesi i çiftit 2

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...