Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Rama: Nuk kisha preferenca, duam trofeun

Pas hedhjes së shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, nga i cili Partizani mësoi se do të përballet me Vllazninë, ka ardhur reagimi i parë nga “të kuqtë” e kryeqytetit.

Drejtori i Përgjishëm, Olsi Rama tha për mediat se nuk kishin pasur preferencë për kundërshtarin e kësaj sfide, ndërsa shtoi se trofeu është qëllimi kryesor i “Demave” tashmë. Rama theksoi ndër të tjera se grupi është duke u rritur dhe është gati për të konkuruar në kupat e Europës.

“Isha i qetë në short, nuk kisha preferenca. Të 3 ekipet ishin të forta, është bukur të luash me Vllazninë pasi bëhet atmosferë e bukur. Kupa është objektivi ynë, është një trofe që jemi në garë. Do të luajmë me seriozitet pasi duam të shkojmë në Kupat e Europës. Me golin në fushë kundërshtare që nuk është më, nuk kishte ndonjë preferencë. Grupi ynë është shumë i mirë si brenda fushe dhe jashtë. Po rritemi dhe po shprehemi më mirë në fushë. Edhe në dy fazat e para luajtëm mirë, por kishim disa dobësi. Me përforcimet e bëra jemi më mirë. Njeriu e bën vet fatin e tij dhe varet sa përgatitesh për të bërë mirë.”-tha pas hedhjes së shortit Olsi Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...