Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Shorti i Kupës së Shqipërisë, skuadrat çerekfinaliste të ndara në dy vazo

Egnatia, Partizani, Tirana, Erzeni, Laçi, Kukësi, Vllaznia dhe Teuta janë tetë ekipet që do të vazhdojnë garën për të fituar trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste do të hidhet short ndërmjet tetë ekipeve të kualifikuara në këtë raund.

Partizani, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia janë të pozicionuara në vazon e parë. Ndërsa Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni ndodhen në vazon e dytë.

Lexo edhe: 

Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime. Sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.

Në ditët e ardhshme do të hidhet shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Kompeticion ku Tirana kryeson me 16 suksese. 

Partizani ndjek me 15 Kupa, ndërkohë që edicionin e kaluar e fitoi Egnatia, duke dërguar trofeun e Kupës në Rrogozhinë për herë të parë në histori.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...