Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Shorti i raundit të dytë/ Egnatia “peshkon” gjigandët grekë, Partizani përgatit hakmarrjen

Skuadrat shqiptare që do të na përfaqësojnë në Europë kanë mësuar tashmë edhe kundërshtarët e raundit të dytë, gjithnjë nëse ia dalin me sukses të kalojnë raundin e parë. Kështu, Egnatia që do ta nisë rrugëtimin europian nga turi i parë kualifikues i Champions League, nëse ia del të kalojë boshnjakët e Borac Banja Luka, do të përballet me gjigandët grekë të PAOK, të cilët u shpallën kampionë te Greqisë.

Ndërkohë, sa i takon Partizanit që e nis nga turi i parë i Conference League aventurën europiane me kundërshtarë maltezë, Marsaxlokk, në raundin e dytë mund të përballet me Iberia 1999 TBILISI. Këta të fundit nuk janë një kundërshtar i panjohur për të kuqtë pasi më herët gjatë kualifikueseve të Conference League të sezonit 2022/2023, janë përballur kur Iberia mbante emrin e Saburtalo.

Lexo edhe: 

Në ato dy ndeshje të kuqtë u eliminuan vetëm pas goditje të penaltive dhe në këtë rast kanë mundësinë për hakmarrje.

Ndërkaq, Vllaznia që e nis po nga turi i parë i Conference League, nëse ia del ndaj islandezëve të Valur, do të përballet në turin e dytë me skocezët e ST. Mirren.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....