Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Shorti i vendos përballë PSG-së, Nagelssman: Janë të fortë, por të mos gëzohen i kemi mundur herë tjetër  

Julian Nagelsmann, trajneri i Bayernit, nuk e fshehu se, sipas tij, skuadra e tij nuk pati tamam fat këtë të hënë në shortin e 1/16-tës të Champions League, që i vendosi përballë PSG-së së Leo Messit. Skuadra e bavarezëve mposhti parizienët në finalen e Champions League 2019-2020 (0-1) më 23 gusht 2020, një datë e vonuar për shkak të pandemisë.

“PSG, një kundërshtar i vështirë. Na ndodhi në fazën e grupeve, që u përballëm me kundërshtarë të frikshëm, por ishim të parët. Grupi ynë perfekt nuk u shpërblye,”-tha Nagelsmann.

Megjithatë, trajneri i Bayern shtoi: “Por PSG-ja, e cila humbi vendin e parë në grupin e tyre në ndeshjen e fundit, nuk duhet të jetë shumë e gëzuar duke ditur se do të përballet me ne. Ata janë një kundërshtar i vështirë, me lojtarë të klasit botëror. Ndeshja është ende shumë larg, Kupa e Botës është në mes. Por kjo është Champions League.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...