Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Shorti/ “Malore” për Tiranën e Flamurtarin, “dishezë” për Skënderbeun

Merr jete Kupa e Shqipërisë, që fillon që këtë të diel me dy takime të raundit para-eliminator dhe mbyllet më 30 maj të 2019-ës me finalen që dorëzon trofeun. e edicionit 2018-2019.

Federata Shqiptare e Futbollit, publikoi skemën, datat dhe çiftet e edicionit të ri, me ndeshjet e turit të parë që impenjojnë gjithë pjesëmarrësit që të luajnë më 12 dhe 16 shtator, ndërsa ekipet e kualifikuara në fazën e dytë eliminatore, do të luajnë me sistem vajtje-ardhje.

Për sa i përket grupeve, spikat në grupin B pjesëmarrja e disa skuadrave me potencial për ta fituar trofeun, duke nisur që nga finalistët e edicionit të shkuar Laçi, por edhe Kukësi, Tirana apo Flamurtari.

Pikërisht për Tiranën dhe Flamurtarin rruga bëhet shpejt e vështirë, pasi janë të destinuara për t’u përplasur që në raundin e dytë. Më e lehtë në këtë fazë përballja e Laçit që do të mund të ndeshet me fituesin e çiftit Tomori-Bylis, ndërsa për vijuar rrugën drejt finales së pestë në këto 6 vitet e fundit, kurbinasive do t’ju duhet të ndeshen me fituesin e çiftit Tirana-Flamurtari në raundin e tretë.

Në Grupin A itinerar më i lehtë të paktën në letër për skuadra si Partizani apo Skënderbeu. Të kuqtë në raundin e dytë ndeshen me fituesin e çiftit Korabi-Kastrioti, ndërsa në të tretin ekziston mundësia e një derbi të kryeqytetit me Dinamon, gjithmonë nëse blutë do të arrijnë të shkojnë deri aty, pasi në rrugë mund të hasin një pengesë si Luftëtari.

Për Skënderbeun kampion në fuqi të kompeticionit, mbrojtja e trofeut nis nga përballja në raundin e parë me fituesin e duelit mes Veleçikut dhe Klosit, në raundin e dytë mund të ndeshen me Besëlidhjen ose Erzenin, ndërsa në të tretin, nga Kategoria Superiore si kundërshtar të mundshëm kanë vetëm Kamzën, një itinerar ideal për të shkuar deri në gjysmëfinale për mbajtësit e trofeut.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...