Connect with us

Hi, what are you looking for?

Moshat Kuqezi

Shorti për kualifikueset e Europianit 2025, Shqipëria U-21 do të njihet të enjten me rivalët

Kombëtarja shqiptare U-21 do të njihet këtë të enjte me rivalët që do të ketë përballë në fazën kualifikuese të Kampionatit Europian 2025 për këtë grup-moshë. Shorti për këtë fazë do të hidhet më datën 2 shkurt në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, duke nisur nga ora 9:00 e mëngjesit.

Në eliminatore do të marrin pjesë 53 vende, ndërsa Sllovakia do të kualifikohet direkt për në fazën finale si vendi pritës i këtij turneu.

Skuadrat pjesëmarrëse në short do të jenë të ndara në 6 vazo, me renditjen e përcaktuar sipas koeficienteve të UEFA-s teksa do të kemi 7 grupe me nga 6 skuadra dhe dy grupe me nga 5 të tilla.

Sipas kësaj renditjeje të UEFA-s, Shqipëria U-21 pozicionohet në vendin e 36-të dhe është vendosur në vazon e 4-t së bashku Bosnje-Hercegovinën, Bullgarinë, Hungarinë, Turqinë, Maqedoninë e Veriut, Uellsin, Bjellorusinë dhe Irlandën e Veriut.

Nëntë skuadrat e renditura në vendet e para të grupeve në përfundim të fazës kualifikuese së bashku me tre vendet e dyta më të mira do të kalojnë direkt për në fazën finale të turneut.

Ndërsa gjashtë vendet e tjera të dyta do të përballen në fazën play-off për të siguruar edhe tre biletat e fundit për finalen e turneut. Ndeshjet e fazës play-off do të luhen në datat 11-19 nëntor 2024.

Pas shortit dhe zbardhjes së grupeve përfaqësuesit e FSHF-së do të ulen në diskutime me rivalët në këto kualifikuese për të përcaktuar datat, oraret dhe vendet ku do të luhen përballjet mes tyre.

Sipas kalendarit të UEFA-s, ndeshjen e fazës kualifikuese të Kampionatit Europian U-21 do të nisin në datën 20 mars dhe do të përmbyllen më 15 tetor të 2024-s.

Shqipëria U-21, që drejtohet nga trajneri Alban Bushi, duke pasur parasysh edhe përbërjen e skuadrës, ka synime për t’u kualifikuar për në fazën finale të turneut, ndonëse qëllimi kryesor i stafit teknik është të përgatisë sa më shumë lojtarë për Kombëtaren A.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...