Champions League

Shorti/ Përsëriten dy finale, City-Inter me fat! Milani rikthehet në Londër

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i dueleve me eliminim direkt në Champions League. Goglat rezervuan përballje të zjarrta dhe spektakolare. Liverpool-Madrid dhe PSG-Bayern Munchen janë dy finalet e parakohshme, duke përsëritur dy nga tri finalet e fundit në këtë kompeticion.

Milani do të sfidojë Tottenhamin e Antonio Contes për një biletë në çerekfinale, teksa Interi do të përballet me portugezët e Portos. “Buzëqesh” Manchester City, që “peshkoi” gjermanët e Leipzigut.

Rival gjerman edhe për Napolin e Spallettit, që do të ndeshet me Eintrachtin e Frankfurtit, ndërkohë që Chelsea dhe Broja do të sfidojnë Borussia Dortmund. Benfica duhet të kalojë pengesën Club Brugge për një vend në tetë ekipet më të mira.

Sfidat e para të raundit të 1/8-ve do të zhvillohen me 14-15 dhe 21-22 shkurt, teksa takimet e kthimit do të luhen me 7-8 dhe 14-15 mars. Fituesi i Champions League do të përcaktohet në finalen e madhe të 10 qershorit  (2023) në stadiumin “Atatürk Olympic Stadium”, Stamboll, Turqi.

CHAMPIONS LEAGUE
Raundi i 1/8-ve

LEIPZIG-MANCHESTER CITY
CLUB BRUGGE-BENFICA
LIVERPOOL-REAL MADRID
MILAN-TOTTENHAM
EINTRACHT FRANKFURT-NAPOLI
BORUSSIA DORTMUND-CHELSEA
INTER-PORTO
PSG-BAYERN MUNCHEN

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency