Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Shorti/ Vllaznia në gjysmëfinale me Egnatian, flasin drejtori sportiv dhe presidenti

Ditën e sotme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u hodh shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Goglat përcaktuan çiftet Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Egnatia. Në një pronocim për mediat drejtori sportiv i shkodranëve, Vioresin Sinani dhe presidenti i rrogozhinasve, Agim Demrozi shpalosën objektivin për të shkuar në finale.

Sinani- “Vllaznia do zhvillojë ndeshje të mira me Egnatian dhe do të shkojë në finale. Shpresoj që të jetë momenti i duhur për Vllazninë të kualifikohet me Egnatian dhe të dalë në finale me njërën prej fituese të çiftit tjetër. Egnatia ka një ekip me lojtarë mjaft të mirë, por jam i bindur që kësaj radhe është radha jonë”.

Lexo edhe:

  1. Zbulohen dokumentat, Abramovich financonte një tjetër klub gjatë pronësisë te Chelsea
  2. Jo vetëm Ancelotti, Ronaldo sugjeron edhe një tjetër legjendë për Brazilin
  3. “Te Chelsea më quajnë gomar”, Havertz: Nuk mërzitëm, është kafshë speciale!
  4. Messi nuk ka dyshime për të ardhmen, rinovon me PSG dhe luan Botërorin në Amerikë

Demrozi- “Jam i kënaqur me shortin. Por edhe po të na binin ekipe të tjera, ju tashmë e keni pare që Egnatia është një ekip i fortë. Do të bëjmë maksimumin që të arrijmë finalen e Kupës”.

Kujtojmë se ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë luhen më datë 26 prill ndërsa to të kthimit më datë 11 maj, me finalen që është përcaktuar të zhvillohet më datë 1 qershor.

Lajme të tjera

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...