Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

“Shpendi na intereson”, drejtuesi i zikaltërve i fiksuar pas talentit shqiptar

Stiven Shpendi është një ndër lojtarët më të kërkuar në merkato. Sulmuesi i talentuar shqiptar, bëri shumë mirë gjatë sezonit të fundit me Cesenan në Serie C. Duke shënuar 12 gola.

Disa klube të Serie A dhe Serie B, mes tyre dhe Juventusi, janë të interesuar për shërbimet e 20-vjeçarit pukjan, i cili luan edhe me Shqipërinë U21.

Bashkë me vëllanë e tij binjak, Cristian Shpendi. Të dy aktivizohen si sulmues dhe janë shokë skuadre te Cesena, dhe skuadra e drejtuar nga Alban Bushi.

Lexo edhe:

Empoli qëndron në “pole” për të siguruar shërbimet e Stiven Shpendit, por garës i është bashkuar edhe Pisa në Serie B. Klub që ka ambicie të mëdha dhe synon rikthimin në elitën e futbollit italian.

Shtypi italian raportoi se drejtuesit e Pisës, skuadër që ka emëruar Alberto Aquilanin si trajner, kanë ofruar më shumë për kartonin e Shpendit (2.5 mln euro + bonuse).

Por futbollisti kërkon të luajë në Serie A dhe ka shtyrë drejtuesit e Cesenas të pranojnë ofertën e Empolit. Me toskanët që propozojnë 2 mln euro për bardhezinjtë, duke u lënë edhe 30% të kartonit.

Ndërkohë, drejtori sportiv i Pisës, Stefano Stefanelli sqaroi situatën në lidhje me goleadorin e talentuar shqiptar.

Ai është një lojtar që na intereson dhe sigurisht që nuk do të jetë një negociatë e lehtë, për shumë arsye. Situata është shumë komplekse.

Por, ne jemi vigjilentë. Të shohim nëse do të arrijmë ta sjellim Shpendin te Pisa”, theksoi drejtuesi i klubit zikaltër.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...