Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shpërdoroi një penallti ndaj Portugalisë, Burak Yilmaz e mbyll me Turqinë

Turqia nuk ia doli të siguronte një biletë për në fazën finale të “Play-Off-it” Katar 2022, pas humbjes në “do Dragao” përballë Portugalisë. Një sfidë shumë e vështirë, ndërsa rezultati 3-1 nuk është një tregues shumë real, pasi përfaqësuesja turke shpërdoroi një shans të artë, në minutën e 85-të për ta çuar sfidën në shtesë, pasi sulmuesi Burak Yilmaz shpërdoroi një penallti, që nëse do ta realizonte do ta dërgonte rezultatin në 2-2.

36-vjeçari e nisi takimin si titullar, duke shënuar golin e vetëm të Turqisë në minutën e 65-të, ndërsa pas penalltisë së humbur edhe eliminimit nga Katar 2022, sulmuesi i Lille ka vendosur të tërhiqet nga përfaqësuesja turke. Ishte vetë sulmuesi që e pohoi diçka të tillë në përfundim të takimit, duke deklaruar se kjo ishte sfida e tij e fundit me përfaqësuesen turke.

Yilmaz ka luajtur për të gjitha moshat e Turqisë, ndërsa në 12 prill 2006 debutoi me ekipin e parë, në epokën e Fatih Terim dhe që nga ai vit, Burak numëron 77 prezenca dhe 31 gola, i dyti në listën e golashënuesve të përfaqësueses turke, pas Hakan Sukur me 51 gola në 112 ndeshje. Burak Yilmaz shënoi golin e parë me kombëtaren në 3 qershorin e vitit 2011 ndaj Belgjikës, ndërsa rrjeta e fundit u shënua në tokën portugeze.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...