Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Shpërthen Antony: Gjykata digjitale po na shkatërron jetën

Sulmuesi i Manchester United, Antony, po kalon një moment të keq brenda dhe jashtë fushës. Sulmuesi 23-vjeçar brazilian ende nuk ka shënuar apo asistuar këtë sezon në fanellën e “Djajve të Kuq”. Jashtë fushës, lojtari është akuzuar nga ish-e dashura e tij për kërcënime dhe sulme fizike.

“Sot shoh kritika që vijnë nga ish-lojtarët e Manchester United dhe njerëz të tjerë në shtyp, të cilët shprehin mendimet e tyre pa racionalitet dhe ndikojnë në mijëra lojtarë. Nuk i kam parë kurrë të japin kritika konstruktive, që do të më ndihmonte të bëhesha një profesionist më i mirë”, u shpreh Antony për “The United Stand”.

“Asnjëri prej tyre nuk më ka dërguar mesazh për të parë se si ndihem, sidomos në këtë periudhë turbulence që po kaloj. Gjykata digjitale po na shkatërron jetën. Lihen mënjanë kontekstet dhe e vërteta nuk ka më rëndësi”.

Lexo edhe:

Antony foli edhe për sezonin e “Djajve të Kuq”:

“Nuk po shkon aq mirë sa do të donim. Jemi të paqëndrueshëm, por kemi shumë lojtarë të lënduar, pjesë themelore në shahun e Erik Ten Hag. Kur një pjesë e skuadrës të kthehet, ne do të përmirësohemi dhe po ashtu edhe rezultatet.”

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...