Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Shpërthen De Laurentiis: Mjaft më! Drejtuesit e arbitrave duhet të mbajnë përgjegjësi

Ashtu siç pritej, nuk mungoi shpërthimi i presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis ndaj arbitrimit, pas ndeshjes me Atalantën, që përfundoi me rezultatin 2-2, por mes polemikash të pambarimta.

Numri një i klubit napolitan sulmoi dyshen drejtuese të arbitrave, Rizzoli dhe Nicchi, duke thënë se nuk po bëjnë si duhet punën e tyre dhe se duhet të japin llogari në respekt të tifozëve, por edhe milionave që investojnë presidentët.

“Ka ardhur momenti që Nicchi dhe Rizzoli të japin llogari për punën e tyre, sepse deri tani nuk e kanë bërë aspak mirë. Ishte një penallti e madhe për ne, që dukej edhe në shpejtësinë e aksionit, por nuk e kuptoj pse arbitri nuk shkoi ta shohë në VAR. Nëse kemi teknologjinë, më mirë e përdorim, sesa lëmë të shkaktohet kaos për 9 minuta dhe pastaj të gabohet. VAR është aplikuar për të vënë drejtësi dhe në respekt të tifozëve, por edhe të ne presidentëve që hedhim paratë, duhet që aksioni të rishikohet. Ka 30 vite që sistemi në Itali është i njëjtë dhe nuk mund të vazhdohet kështu”, tha De Laurentiis.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Itali

Me eliminimin nga Europa League në gjysmëfinale ndaj Romës, Milan mund ta konsideroje thuajse të mbyllur këtë sezon. Drejtuesit po mendojnë tashmë për merkaton...