Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Shpërthen drejtori teknik i Hondas: Ja s’i ma lanë babanë të vdiste

“Mendoj se 80% e këtij vendi nuk e di se si është situata.” Kështu e nis rrëfimin e tij në Youtube, Oscar Haro, drejtori sportiv i ekipit LCR Honda në kampionatin botëror të MotoGP. Ai ka dashur të komunikojë hapur dhe në mënyrë të përzemërt me njerëzit, pasi humbi babanë, në Spanjë, për shkak të Koronavirusit.

“Nuk e kuptoj sesi në Spanjë njerëzit besojnë se janë të zgjuar, ndërsa në vende të mëdha si Kina apo Italia, që janë krejtësisht të izoluara, njerëzit ende vdesin,” – kritikon ashpër Haro, duke iu referuar përqendrimeve masive të njerëzve në mes të një krize shëndetësore.

“Me siguri, sot, babai im nuk do të kishte vdekur,” – shton ai. – “Të hënën e kaluar nëna dhe babanë rezultuan pozitivë me Koronavirus. Nuk e kam parë më që nga ajo ditë babanë tim. I dërguan në dhomën e urgjencës. Nëna shkoi vullnetarisht, sepse donte të kujdesej për babanë.”

Haro hedh akuza ndaj sistemit shëndetësor, që nuk ia doli të mbanë të mbante në jetë njeriun e tij të dashur.

“Nuk e kuptoj pse vdiq. Nuk e kuptoj që një person si babai im, që ka punuar duke kontribuar për 15 vjet, ka vdekur sepse nuk ka aparat frymëmarrës. Mjekët nuk kanë qenë në gjendje ta trajtojnë, sepse ekziston një ligj që thotë se me moshën mbi 75 vjeç nuk ka interes për t’u kujdeset për ta dhe i lënë të vdesin. Njerëzit po vdesin gjatë gjithë kohës. Ne po themi se kemi Sigurim Social të jashtëzakonshëm, kur personeli shëndetësor nuk ka as doreza për të veshur. Ata nuk kishin rroba apo maska ​​këtë mëngjes,” – tha me indinjim Oscar Haro.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...