Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Shpërthen festa në Drenas, Feronikeli fiton titullin kampion

IPKO Superliga e Kosovës ka ulur sot siparin, teksa titulli kampion ka shkuar në Drenas, me skuadrën e Feronikelit, që hapi shampanjën e festës pas fitores me rezultatin minimal 1-0 në “finalen” ndaj Prishtinës.

Kryeqytetasit e Josës dështojnë për të dytin vit radhazi të çojnë titullin kampion në Prishtinë, teksa si sezonin e kaluar që morën një barazim me vlerën e humbjes së titullit përballë Dritës që festoi, këtë herë u mposhtën 1-0 në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Feronikeli mbyll kështu një sezon të nisur jo në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi regjistroi disa barazime radhazi nën drejtimin e Sulejman Starovës në fillim, por më pas ia besoi drejtimin Zekerija Ramadanit dhe njohu suksese të njëpasnjëshme, që e katapultuan në krye të renditjes dhe bën që ta mbyllë sezonin në krye me 5 pikë më tepër se vendi i dytë.

Sa i përket ndeshjes së sotme ndaj Prishtinës, Feronikeli përdori një strategji mbrojtëse, ku mbyllte mirë hapësirat e kryeqytetasve dhe kundërsulmonte rrezikshëm, ndërsa nuk munguan as vonesat e lojës.

Megjithatë takimi u vendos në minutën e 75-të, kur ish futbollisti i Kukësit, Ylli Hoxha ekzekutoi një goditje dënimi nga e djathta e sulmit dhe topi kaloi mes disa lojtarëve, për t’u ndalur në rrjetën e portierit të Prishtinës, Visar Bekaj dhe për të bërë që të shpërthejë festa në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Sa i përket mbijetesës, përveç KEK-ut dhe Lirisë, që do të zbresin një kategori më poshtë, do të jenë edhe Gjilani e Trepça ’89, ato të cilat do të luajnë Play Out-in për të tentuar të mbeten mes 14 më të mirave.

Gjilanasit e drejtuar nga Gentian Mezani humbën sot me rezultatin 2-1 në transfertën ndaj Ferizajt, ndonëse e mbyllën pjesën e parë në avantazh të një goli. Vlen të theksohet se Ferizaj kompletoi një mrekulli këtë fund sezoni, pas nën drejtimin e trajnerit Bylbyl Sokoli, arriti të regjistrojë 7 fitore radhazi, duke mbyllur sezonin në kuotën e 46 pikëve.

Trepça ’89 fitoi me rezultatin 4-0 në ndeshjen e saj përballë KEK-ut, por kjo nuk mjaftoi që të shmangte ndeshjen e Play Out-it, pasi edhe dy rivalët e saj në këtë garë, Drenica e Ballkani arritën të fitojnë ndeshjet përkatëse, konkretisht 1-3 ndaj Lirisë së Prizrenit dhe 2-0 ndaj Dritës.

Sfida tjetër e ditës së sotme dhe ndoshta me më pak rëndësi sa i përket renditjes finale, ishte ajo mes Flamurtarit të Prishtinës dhe Llapit të Podujevës, që u fitua nga kuqezinjtë me rezultatin 3-2, pas një 90-minutëshi spektakolar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...