Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Shpërthen Fognini: Anglezë të mallkuar! Shpërtheftë një bombë këtu… (Video)

Tenisti italian Fabio Fognini i dha lamtumirën turneut të Wimbledonit pasditen e sotme, pasi u mposht me rezultatin 3-0 nga amerikani Sandgren, por përtej eliminimit, u bë protagonist me një shpërthim ndaj organizatorëve.

Fognini nuk e kishte miratuar aspak vendimin e organizatorëve, që sfida mes tij dhe Sandgren të luhej në fushën numër 14 dhe në një moment shërbimi, nuk u përmbajt, duke mallkuar ata që kishin vendosur kështu.

“A është e drejtë të luhet këtu? Anglezë të mallkuar… shiko. Të mallkuar. Shpërtheftë një bombë në këtë fushë. Një bombë duhet të shpërthejë këtu”, tha italiani, ndërsa fjalët e tij u përkthyen menjëherë në anglisht dhe bënë xhiron e botës.

Të shumta ishin kritikat ndaj Fogninit, i cili nga ana tjetër reagoi nëpërmjet një postimi, duke u kërkuar ndjesë njerëzve që mund të jenë prekur nga fjalët e tij.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...