Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Shpërthen Gasperini: Dy penallti “fantazmë”, më kujtuan finalen e Kupës

Lazio dhe Atalanta dhuruan një spektakël të vërtetë pasditen e djeshme në “Olimpico”, teksa pas një pjese të parë të fituar 0-3 nga miqtë zikaltër, vendasit reaguan fuqishëm në 45-minutëshin e dytë, duke rikthyer baraspeshën falë edhe dy penalltive të fituara dhe shndërruar në gol nga Ciro Immobile.

Pikërisht këto penallti nuk i kanë lënë një shije të mirë trajnerit të Atalantës Gian Piero Gasperini, që në konferencën për shtyp pas ndeshjes shprehu gjithë indinjatën e tij për “dy 11-metërsha të paqenë”, teksa solli në vëmendje edhe finalen e Kupës së Italisë, të humbur 2-0 ndaj Lazios në “Olimpico”, në maj të këtij viti.

“Skuadra bëri një paraqitje të shkëlqyer dhe arriti të vërë ndeshjen në shinat e duhura, por më pas Lazio reagoi, e ndihmuar nga një penallti, sipas meje inekzistente. Immobile bën një hap dhe pastaj shembet në tokë, por po të kishte pasur kontakt me mbrojtësin do ishte rrëzuar direkt. Nuk i kuptoj këto penallti. Edhe 11-metërshi i dytë nuk qëndronte, pasi mbrojtësi ynë ishte përpara Immobiles, ndërsa ky i fundit zgjati këmbën dhe e vuri para tij dhe “vodhi” një tjetër penallti. Më erdhi në mendje finalja e Kupës, të cilën e humbëm nga vendimet e arbitrave, por atëherë ishte një trofe në lojë, ndërsa sot vetëm 3 pikë, ndaj nuk ka pse ta ekzagjerojnë”, deklaroi Gasperini.

Menjëherë pas konferencës për shtyp të numrit një të pankinës së Atalantës, reagoi edhe klubi i Lazios me një komunikatë, ku i cilësoi të pajustifikuara dhe të papranueshme fjalët e Gasperinit në lidhje me arbitrimin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...