Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Shpërthen Griezmann, Barcelona frymëzon edhe pa Messin

Mungojnë Messi, Suarez dhe Dembele? Nuk ka problem, për Barcelonën mendon Antoine Griezmann. Sulmuesi francez ishte frymëzuesi i suksesit me goleadë 5-2 të Barcelonës në “Camp Nou” ndaj Real Betisit, që deri pak minuta para se të mbyllej pjesa e parë dha përshtypjen se mund t’i shkaktonte humbjen e radhës “blaugranave”.

Goli i Fhekir, pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 17-të shkaktoi panik në radhët e katalanëve, por në minutën e 41-të Griezmann u shërbye në mënyrë perfekte nga Sergi Roberto, për të shënuar golin e parë në La Liga me fanellën e Barcelonës. Por kampioni i botës nuk u ndal me kaq. Sapo nisi pjesa e dytë, lëshoi të një djathtë të kalibruar prirët me portën, duke kaluar ne epërsi skuadrën e tij dhe merituar duartrokitjet e Messit dhe Suarezit nga tribuna.

Në festivalin e golave të Barçës morën pjesë me radhë i riu Perez, Jordi Alba dhe Vidal, i futur në pjesën e dytë, pikërisht në vendin e Griezmannit, ndërsa në minutën e 79-të Loren shkurtoi diferencën në 5-2, rezultat që mbeti në tabelë edhe pas vërshëllimës së trefishtë të kryesorit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...