Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Shpërthen ish-i i Tottenhamit: Janë një tufë humbësish, zhdukini të gjithë!

Jamie O’Hara, ish-futbollist i Tottenhamit, shpërthen me kritika të ashpra ndaj lojtarëve të Spurs pas humbjes 2-3 në shtëpi ndaj Bournenouth, me golin e fitores për miqtë të shënuar në 90+5′.

“Zhdukini! Unë e them këtë prej vitesh dhe vazhdoj të kritikohem nga njerëzit e Tottenhamit kur them të heqim qafe shumicën e lojtarëve”, tha ai në një prononcim për “TalkSPORT”.

Lexo edhe

“Stafi teknik, lojtarët janë kartë e djegur… Filloni nga e para, rindërtoni dhe ndryshoni mentalitetin. Dhe nëse Daniel Levy (presidenti) nuk është i përgatitur të ndryshojë mentalitetin e tij, ai gjithashtu duhet të largohet”, vazhdoi ai.

“Jam lodhur duke parë të njëjtat katrahura çdo javë. Shkoj çdo javë dhe them të njëjtën gjë, por asgjë nuk ndryshon. Është një mentalitet i dobët. Ata janë një tufë humbësish”, shtoi O’Hara.

 

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....