Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Shpërthen” vajza e Pele: Boll, ju lutem! Na keni lodhur, e padrejtë kjo që po bëni

Nga Brazili vijnë lajme të mira në lidhje me Pele. Gjendja shëndetësore e legjendës braziliane po përmirësohet, ndërkohë që një nga vajzat e tij, Flavia, është lodhur nga aludimet e shumta rreth situatës së babait të saj dhe ka një mesazh për tifozët.

Unë dhe familja ime, jemi lodhur duke marrë ngushëllime. U thashë edhe fëmijëve të mi dhe motrës Kely që nuk po durojmë dot më… Babai nuk është në terapi intensive, ai po trajtohet në një dhomë normale, kështu që nuk është në rrezik për jetën.

Për sa kohë është aty dhe merr frymë, kurimi i kancerit po funksionon. Nuk po arrij ta përballoj këtë situatë, nuk po ia dal dot! Shumë njerëz shkruajnë në rrjetet sociale ‘prehu në paqe’, por kjo është e padrejtë!

Sigurisht që Pele do largohet një ditë nga kjo botë, por nuk është ky momenti”, deklaroi vajza e një prej futbollistëve më të mirë në histori. Lojtarët e Brazilit ia dedikuan idhullit të tyre fitoren ndaj Koresë së Jugut dhe shpresojnë që ai të rikuperohet e të festojë me ta fitimin e Kupës së Botës për herë të gjashtë si askush tjetër.

Që nga 29 nëntori i kaluar, i madhi Pele është shtruar në spitalin “Albert Einstein”, në Sao Paulo. Ish-kampioni brazilian, tashmë 82-vjeçar, po përballet me një rivlerësim të trajtimit me kimioterapi për kancerin e zorrës së trashë, i zbuluar në shtatorin e vitit të kaluar.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...