Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Shpërtheu në ndeshjet e fundit, gjiganti belg: Dua të qëndroj!

Mes Romelu Lukakut dhe Interit ka një lidhje me rrënjë të thella. Pas kthimit në huazim nga Chelsea dhe një pjese të parë të sezonit të vështirë, sulmuesi belg është kthyer në formë në këtë finale intensive të sezonit për zikaltrit, duke vënë firmën e tij në sukseset e fundit.

Një lidhje ndoshta më se e fortë se aspektet kontraktuale dhe në fund të sezonit Lukaku, kartoni i të cilit i përket Chelsea-t, do të kthehet në Londër, por ndërkohë dëshira e tij është e qartë, e shprehur që verën e kaluar, kur u rikthye në Milano, dhe që e ka përsëritur shpesh, ajo për të qëndruar.

Gjithsesi gjithçka mbetet për t’u përcaktuar, edhe pse duket se kjo nuk e prish qetësinë e sulmuesit interist, siç bëri të ditur edhe në intervistën e tij të fundit ku shprehet:

Lexo edhe:

“Mendoj se bëra mirë sezonin e kaluar te Chelsea, por atëherë e dija se, nëse nuk do të kishte funksionuar te Chelsea, kisha gjithmonë në dispozicion opsionin Inter.

Kur firmosa sërish për Interin, e dija se i përkas këtij vendi. E marr shumë seriozisht këtë klub, dua të bëj më të mirën time. Njerëzit këtu e shohin. Kur të inkurajojnë këtu, është gjëja më e mirë që mund të të ndodhë. A do të qëndroj? Të shohim, unë e jetoj jetën ditë pas dite. Nuk provoj stres apo presion. Duhet marrë një vendim, kjo është e gjitha”.

 

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...