Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Shpërthimi i Vrionit, prestigjiozja GOAL: Nga kategoritë e ulëta në Itali, dëmtimi dhe shkëlqimi në Austri

Giacomo Vrioni ka rezultuar në këtë sezon të jetë një nga sulmuesit shqiptarë më në formë teksa aktivizohet me anë të formulës së huazimit në elitën asutriake me klubin e Sëarovski Tirol, aty ku ka shënuar 17 gola në 25 paraqitje.

Por, historia e 23-vjeçarit nis më herë dhe lidhet ngushtësisht me Italinë aty ku është formuar profesionalisht teksa Vrioni është një lojtar në pronësinë e Juventusit. Të qënurit pjesë e bardhezinjve i ka mundësuar futbollistit një vëmendje të veçantë dhe së fundmi, prestigjiozja Goal ka bërë një rezyme të karrierës së Vrionit. Prej fillimeve të sulmuesit në kategoritë e ulëta italiane, deri te firma dhe debutimi me Juventus, dëmtimi i rëndë, shpërthimi me Tirol dhe synimi për t’u bërë protagonist në kombëtare.

“Janë të shumtë lojtarët në pronësi të klubeve italiane të cilët janë në huazim dhe po shkëlqejnë në vende të tjera. Ky është edhe rasti i Giacomo Vrionit, sulmuesit në pronësi të Juventus që po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm në Austri me Tirol. Lojtari i datëlindjes 1998 ka gjetur hapësirën dhe është shndërruar në lojtarin kryesor të Tirol dhe skuadra e qytetit të Wattens po rezulton të jetë e duhura për futbollistin që është rikthyer të shfaqë potencialin e plotë pas dëmtimit të rëndë thuajse dy vite më parë.

Vrioni ka shënuar 17 gola në 25 paraqitje me austriakët ndërsa 15 prej tyre janë në kampionat duke bërë që sulmuesi të luftojë për statusin e golashënuesit më të mirë në Austri. Kështu, pas disa eksperiencave në Serie D,B dhe C, në janar të vitit 2020, Vrioni ishte përfundimisht një lojtar i Juventus U23. Me skuadrën B të bardhezinjve tregoi vazhdimësinë e cila i kishte munguar me Matelican, Pistoiese, Venice dhe Cittadellën.

Shënoi tre gola në 11 paraqitje me torinezët dhe më datë tre gusht të vitit 2020, trajneri Mauricio Sarri i dhuroi debutimin me ekipin e parë të Juventus në një ndeshje ndaj Romës. Gjithçka po shkonte në drejtimin e duhur por në 16 nëntor të vitit 2020, dëmtimi në fibulë e detyroi të qëndronte larg fushave për një kohë të gjatë. Por, duket se nga ai moment, Vrioni gjeti motivimin për t’u rikthyer edhe më i fortë. Pasi humbi statusin e futbollistit U23, në sezonin 2021-2022, shoqëria bardhezi kërkoi mundësinë për ta huazuar dhe Tirol duket se është destinacioni i përkryer.

Në tokën austriake, Vrioni rigjen instiktin për të shënuar gola, atë instikt që kishte treguar me të rinjtë e Sampdorias. Edhe në atë rast, si tani te Tirol, numri i golave ishte 17 por me dyfishin e ndeshjeve që ka zhvilluar në këtë sezon. E ardhmja? Pikë së pari duhet mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme sezoni aktual dhe ndoshta të provojë të shpallet golashënuesi më i mirë.

Për momentin është i dyti pas Karim Adeyemi që ka firmosur me Borussia Dortmund dhe që ka realizuar 20 gola. Një nga objektivat e tjerë të Vrionit është padyshim të rikthehet protagonist edhe me kombëtaren. Vrioni është pajisur me pasaportën shqiptare në vitin 2018 dhe ka paraqitje me U21 por edhe me ekipin e parë. Ngjyra të cilat Vrioni do të kërkojë t’i rigjejë shpejt nëpërmjet asaj që di të bëjë më mirë, golat”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...