Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Egnatias. Klubi rrogozhinas ka njoftuar përmes një postimi ndërprerjen e bashkëpunimit me 63-vjeçarin nga kryeqyteti.
Shpëtim Duro nisi aventurën e tij në 18 tetor të vitit të shkuar, duke e drejtuar ekipin në 10 ndeshje, e duke regjistruar 5 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje.
Shkak i ndërprerjes së bashkëpunimit duket se ka qenë humbja me përmbysje 1-2 përballë Kukësit pasditen e djeshme në “Arena Egnatia”.
Lexo edhe
- Më të mirët 2022 “live” në SuperSport/ Të nominuarit për çmimet e FSHF-së
- Flamurtari nuk ndalet në merkato, firmos me një brazilian
- Futbollistët më të shpejtë në botë, Broja “djeg” disa emra të rëndësishëm
- Rebelohet sulmuesi i Evertonit, nuk shkon në stërvitje
Egnatia e nisi sezonin me Edlir Tetovën, i cili drejtoi ekipin deri në javën e tetë, duke marrë vetëm 9 pikë, ndërsa tashmë largohet dhe Shpëtim Duro. Tetova u kthye në rolin e drejtorit sportiv disa ditë më parë, duke zëvendësuar Ndriçim Shtubinën, që u zhvendos si drejtues në radhët e akademisë.
