Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shpëtim Moçka drejt rikthimit te Teuta

Teuta kthehet në Shqipëri, pasi mbylli pjesën e parë të përgatitjeve në tokën italiane, ndërsa drejtuesit e klubit projektojnë edhe një rikthim në skuadër.

Bëhet fjalë për portierin Shpëtim Moçka. Pas aktivizimit në “Niko Dovana” gjatë dy sezoneve të fundit, kontrata e gardianit me durrsakët përfundoi me mbylljen e kampionatit të kaluar.

Megjithatë gjasat janë që Moçka të bëhet sërish pjesë e Teutës, edhe për edicionin e ardhshëm. Portieri vlonjat është në bisedime me drejtuesit e klubit dhe akordi duket fare pranë.

Sipas gjasave, 27-vjeçari pritet ti bashkohet skuadrës prej javës së ardhshme, ndërsa është parashikuar të vendoset nën urdhërat e trajnerit Gugash Magani këtë të hënë.

Në këtë mënyrë, Teuta do të garantonte portën, ndërsa Shpëtim Moçka do të jetë gati për tu stërvitur me grupin, në pjesën e mbetur të fazës përgatitore, që ekipi do ta zhvillojë në Ohër.

“Djemtë e Detit” do të nisen më 15 Gusht drejt Maqedonisë, ku do të stërviten për dy javët në vijim, për të qenë të gatshëm për startin e Kategorisë Superiore më 9 Shtator, ku në javën e parë të kampionatit Teuta do të presë në shtëpi Luftëtarin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...