Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Shpëtimi i Spezias, Interi, Messi, përplasja me De Biasin dhe marrëdhënia me Rejan, zbërthehet Rey Manaj

Rej Manaj është një nga protagonistët e udhëtimit të Spezias gjatë këtij sezoni, që u mbyll me arritjen e objektivit: qëndrimin në Serinë A. Edhe pse nuk pati impakt të veçantë në lojë, vlerësohet për dëshirën e madhe të tij për të luftuar dhe për punën e madhe në shërbim të skuadrës.

Sulmuesi shqiptar ka dhënë një intervistë të gjatë për portalin Calciomercato.com në të cilën ka analizuar sezonin dhe fazat më të rëndësishme të karrierës së tij.

E ardhmja: “Jam mirë këtu dhe do të isha i lumtur të qëndroja. E e di se çfarë dua, por klubi duhet të bëjë një sakrificë si për kartonin ashtu edhe për pagën time. Për të ecur përpara së bashku, duhet të biem dakord të gjithë.”

Gëzimi për qëndrimin në Serinë A: “Natyrisht që jam shumë i kënaqur me objektivin e arritur. Dukej shumë e vështirë, sepse jemi grupi më i ri në kampionat dhe këtë vit patëm shumë vështirësi, por në fund ia dolëm”.

Bilanci personal: “Nuk është e lehtë të shënosh shumë në një ekip që lufton për mbijetesë, por mendoj se kam pasur një sezon pozitiv. Shpresojmë që vitin e ardhshëm të rris numrin e golave”.

Mësimet e Thiago Mottas: “Mësova të jem më vendimtar në fushë, edhe pa shënuar. Ai më mësoi disa lëvizje, për të krijuar situata për shokët e mi dhe për të ngadalësuar lojën kur duhet”.

Mbrojtësit më të këqij: “Do t’ju them dy, Chiellini dhe Skriniar. I pari ka përvojë dhe një fizik të shkëlqyer, në nivel markimi është një hap përpara të tjerëve; Skriniar është gjithmonë i përqendruar, nuk shpërqendrohet për asnjë moment”.

Bast për shpëtimin: “Jo, nuk kam vënë bast asgjë, më mjafton festa e mbijetesës”.

Debutimi tek Interi: “Falënderoj Mancinin për mundësinë që më dha të debutoj dhe të luaj disa ndeshje. Tani do të ishte ëndërr të kthehesha tek Interi”.

Për Mancinin: “Ai bëri histori duke fituar shumë, gjithmonë arrinte të merrte pak më shumë nga lojtarët dhe gjithashtu ishte shumë i përgatitur taktikisht. Në atë periudhë më ka ndihmuar të menaxhoj situata të ndryshme”.

Një anekdotë: “Në fund të kampionatit ishim të gjithë të relaksuar dhe jo shumë të koncentruar, një ditë më dërgoi në dhomat e zhveshjes se nuk po stërvitesha mirë. Në fillim u zemërova shumë, më pas kuptova që e kishte bërë për të mirën time dhe mora mësimin tim”.

Largimi nga Interi: “Kur arrin në një ekip të madh në moshën 17-vjeçare, është e vështirë të fitosh hapësirë. Ndoshta isha unë që nuk i përmbusha pritshmëritë e tyre, por personalisht nuk u zhgënjeva”.

Lidhja me Medel: “Gary Medel ka qenë gjithmonë pranë meje. Edhe sot jemi miq shumë të ngushtë. Shënova kundër Bolonjës së tij, por ai nuk ishte në fushë. U takuam pas ndeshjes dhe me shaka më tha se, po të kishte qenë atje, nuk do të kisha shënuar”.

Kontrata me Barcelonën: “Ishte më e rëndësishmja e jetës sime. Ata më kishin marrë për Barçën B, por Suarez ishte jashtë për 5 muaj dhe u fol edhe për një mundësi për të shkuar në ekipin e parë. Në fund mbeta te rezervat, por gjithsesi u ndje pesha e fanellës. Në fushë mund të shihje dallimin mes lojtarëve të Barcelonës dhe të tjerëve, ne luajtëm me qetësi të çmendur”.

Për Messin: “Unik, është lojtari i vetëm që më emocionoi. Është më i forti në histori. Edhe në stërvitje nuk gabonte kurrë, gjithmonë merrte vendimin e duhur”.

Një anekdotë për “Pleshtin”: Gjatë stërvitjes, kam qenë gjithmonë i kujdesshëm që të mos e bëj të vështirë. Kur ishim në një situate një me një, ai shkoi fillimisht djathtas, pastaj majtas dhe në fund e lashë të kalonte. Me një tjetër nuk do të kishte përfunduar kështu”.

Mbrojtësit më të fortë: “Fizikisht Araujo, por Pique me eksperiencën e tij është i pakalueshëm. Ai tashmë e di se ku do të shkojë topi para se të përfundojë diku”.

Finalja e Conference League: “Ishte një mundësi e shkëlqyer për një vend që ka ndërtuar një stadium të bukur në të cilin luan kombëtarja. Si një djalë shqiptar më bën gjithmonë përshtypje kur luajnë në Tiranë.”

Përplasja me De Biasin: “Isha ende adoleshent, doja të shkoja në Kombëtare, por nuk më thirri. Thashë gjëra të nxituara që unë dhe ai mund t’i kishim menaxhuar më mirë, më pas u sqarova me trajnerin dhe tani kemi një marrëdhënie të mirë”.

Marrëdhënia me Edy Rejan: “Kam respekt të madh për një person dhe një trajner që ka arritur rezultate të rëndësishme në karrierën e tij, e dua. Ai po bën një punë të shkëlqyer me Kombëtaren, ne flasim shpesh dhe kur në verë më duhej të vendosja nëse do të vija në Itali apo do të qëndroja në Spanjë, ai më këshilloi të kthehesha këtu”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...